Home / Sport / Londra 2012, Ramazani, sfidë më vete për sportistët myslimanë

Londra 2012, Ramazani, sfidë më vete për sportistët myslimanë

Atletët e besimit islamik iu kërkojnë drejtuesve të Olimpiadës se ç’duhet të bëjnë, ndërsa sipas besimit iu duhet të agjërojnë.

Të mos hash e të mos pish gjatë gjithë ditës, ndërkohë që të nevojitet maksimumi i sforcove fizike: kjo është dilema e 3.500 atletëve musilmanë, që marrin pjesë në olimpiadën e Londrës. Ndërsa Ramazani, muaji i agjërimit islamik, gjendet në vazhdën e tij, këta atletë duhet të gjejnë mënyrën se si të respektojnë besimin e tyre, pa kompromentuar atë çfarë pritet prej tyre në sport.

Për peshëngritësit e skuadrës egjiptiane, për shembull, stërvitja zhvillohet natën, pasi atletët kanë pasur mundësi të ushqehen. Një problem për atletin Abeer: “Nuk kam qëllim të rri pa ngrënë pas garës. Myftiu i Madh ka thënë se, nëse agjërimi zgjat më shumë se 16 orë, mund të mos bëhet.”. Në këtë periudhë, në Angli, nga mëngjesi në mbrëmje bëhen 18 orë: dhe liderët fetarë kanë dashur të bëjnë një përjashtim. “Agjërimi i dobëson dhe redukton energjitë dhe motivimet e tyre dhe kjo mund të sjellë një deluzion për ata dhe vendin e tyre: nuk është ndonjë gabim i madh, nëse hanë ditën e garës.”, pohon sheiku Shahata i Universitetit të Azhar, autoriteti më i madh fetar i Islamit sunit. Kanë qenë të kota kërkesat e disa vendeve myslimane për të zhvendosur ditën e olimpiadës. Por organizatorët kanë qenë të vëmendshëm ndaj ekzigjencave minimale: Lassana Palenfo e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar thotë: “Restoranti i fshatit olimpik është i hapur 24 orë në ditë dhe mund të hahet në çdo moment.”

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *