Home / Sport / LPFM, sot hapet sezoni i ri

LPFM, sot hapet sezoni i ri

Sot në orën 17:00, Renova pret Napredokun. Ndeshja në Tetovë do të jetë e vetmja që do të zhvillohet sot, pasi pesë takimet tjera të xhiros së parë në program janë të dielën. Shkëndija në takimin e parë do të jetë mysafire e Pelisterit në Manastir, ndërsa Drita e Bogovinës debutimin në Ligën e Parë do ta ketë në fushë të vet përballë Bregallnicës. Sileksi takohet me Metalurgun, Teteksi pret Horizontin, ndërsa java e parë mbyllet me derbin lokal ndërmjet Vardarit dhe Rabotnickit, që do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 20:00.

Ka përfunduar pushimi veror për skuadrat elitare në vend, pasi sot starton sezoni i ri në Ligën e Parë të futbollit në vend, me ndeshjen ndërmjet Renovës dhe Napredokut e cila do të zhvillohet në orën 17:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë. 12-të skuadrat elitare duken të gatshme për të nisur sezonin e ri, ku secilia prej tyre është përcaktuar për ambiciet që do të ushqejë në këtë edicion. Pas aventurës së shkurtër dhe realisht të pasuksesshme në Kupat Evropiane, duket se Shkëndija, Renova, Vardari dhe Metalurgu përsëri mbesin ekipet që do të synojnë kreun e tabelës dhe titullin e kampionit në sezonin e ri. Shkëndija me shumë ndryshime në formacion por edhe me probleme në udhëheqësi, gjithsesi mbetet kandidat serioz, duke u bazuar në skuadrën dhe potencialin që posedojnë. Nëse së shpejti zgjidhet situata me kryesinë e ekipi, atëherë ‘kuqezinjtë’ mund të llogariten në mesin e favoritëve për titullin e kampionit. Renova vitin e kaluar fitoi Kupën e Maqedonisë dhe tani pa asnjë përforcim, por edhe largim do të nisë sezonin e ri, ku kërkohet kreu i tabelës. Disiplina që ka futur në skuadër trajneri Vllatko Kostov është aduti më i madh i xhepcishtasve në sezonin e ri, ndërsa fakti që ky ekip ishte përfaqësuesi më i mirë i Maqedonisë në Kupat Evropiane con optimizmin në skuadër. Vardari edhe përkundër faktit se nuk është përforcuar shumë dhe ndërkohë ka humbur golashënuesin dhe kapitenin e ekipit Ivanovskin, gjithsesi mbetet favorit për të mbrojtur titullin pasi që përsëri ka pas vetes qytetin e Shkupit dhe paratë e shtetit. Metalurgu është ekipi që mbyll rethin e katër skuadrave që do të pretendojnë titullin e kampionit edhe pse në asnjë moment nuk mund të përjashtohet ndonjë befasi. Skuadra nga Autokomanda është duke ecur në një plan afatgjatë të kryesisë dhe këtë vit ata e cilësojnë si momentin e duhur për të synuar titullin e kampionit, pas dy sezoneve të mbyllura si nën-kampionë. Nga ekipet tjera Bregallnica dhe Rabotnicki duken shumë ambiciozë, Horizonti me sponsor të ri gjithashtu, ndërsa Teteksi, Napredoku dhe Sileksi ndoshta do të kënaqeshin me mesin e artë të tabelës. Drita e Bogovinës, njëjtë si skuadra tjetër e ngjitur në Ligën e Parë Pelisteri shpresojnë të kenë sezon të suksesshëm pa prenga mbijetese edhe pse të dyja ekipet janë përforcuar dukshëm dhe ndoshta pretendojnë të befasojnë nga plani i dytë. Si do që të jetë këta janë plane, dëshira dhe matematika, ndërsa përgjigjen përfundimtare do ta japë tereni, vendi ku fitohen ndeshjet dhe grumbullohen pikët. E aty priten 33 javë interesante për të mësuar renditjen përfundimtare, ndërsa gjithcka do të fillojë sot në orën 17:00, ku Renova pret Napredokun. Ndeshja në Tetovë do të jetë e vetmja që do të zhvillohet sot, pasi pesë takimet tjera të xhiros së parë në program janë të dielën. Shkëndija në takimin e parë do të jetë mysafire e Pelisterit në Manastir, ndërsa Drita e Bogovinës debutimin në Ligën e Parë do ta ketë në fushë të vet përballë Bregallnicës. Sileksi takohet me Metalurgun, Teteksi pret Horizontin, ndërsa java e parë mbyllet me derbin lokal ndërmjet Vardarit dhe Rabotnickit, që do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 20:00.

Dyshet e javës se parë:
Renova – Napredoku ( E shtunë)
Sileksi – Metalurgu
Teteksi – Horizonti
Drita – Bregallnica
Pelisteri – Shkëndija
Vardari – Rabotniçki

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *