Home / Lajme / Maqedoni / LQSHA e DioGuardit vlerëson personalitetin e Arbën Xhaferit

LQSHA e DioGuardit vlerëson personalitetin e Arbën Xhaferit

31 gusht-Vepra e tij “Sfidat e Demokracisë në Evropën Multietnike,” e edituar nga Këshilltarja për Çështje të Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi për prezentim te Instituti Amerikan i Paqes në vitin 1998 (shih më poshtë), ende i paraprin kohës së vet. Në të, ai shqyrtoi mënyrat se si periudha e komunizmit la si trashëgimi “shtete etnike” dhe “krijimin e marrëdhënieve koloniale” në Evropën Juglindore.

Asnjë politikan shqiptar më parë dhe që atëherë nuk e ka shpjeguar në mënyrë më elokuente dhe më të fuqishme tek komuniteti ndërkombëtar shtypjen e shqiptarëve etnikë në Maqedoni se sa Arbën Xhaferi.

Përderisa Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane mban zi vdekjen e Arbën Xhaferit, ish kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni dhe nëshkruesit të Marrëveshjes së Ohrit, ne dëshirojmë të reflektojmë mbi jetën e tij si njëri prej polikanëve intelektualë më të talentuar në Evropën e shekullit XX.
Vepra e tij “Sfidat e Demokracisë në Evropën Multietnike,” e edituar nga Këshilltarja për Çështje të Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi për prezentim te Instituti Amerikan i Paqes në vitin 1998 (shih më poshtë), ende i paraprin kohës së vet. Në të, ai shqyrtoi mënyrat se si periudha e komunizmit la si trashëgimi “shtete etnike” dhe “krijimin e marrëdhënieve koloniale” në Evropën Juglindore.

Ai paralajmëroi se e drejta e vetëvedosjes që shqiptarët po e kërkonin në Maqedoni, ishte “nën sulmin e atyre që duan ta zëvendësojnë totalitarizmin ideologjik të sistemit komunist me totalitarizëm etnik.” Ai thoshte se partitë maqedonase në pushtet po e transformonin demokracinë në “një instrument të eliminimit, një metodë për margjinalizimin e grupeve etnike jo-dominuese.”

Arbën Xhaferi gjithmonë ishte para kohës së tij. Pasi dëshmimit në një seancë të sponsorizuar nga Liga Qytetare mbi dimensionin shqiptar të krizës ballkanike para Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve mbi Marrëdheniet Ndërkombëtare në shkurt të vitit 1995, ai udhëhoqi vendimin për të shuar të gjitha degët në SHBA të partisë së tij dhe partive të tjera shqiptare në Maqedoni dhe për të deklaruar një agjendë të bashkuar në Washington, DC.

Arbëni do të kthehej në Shtetet e Bashkuara disa herë të tjera – më së rëndësishmi në korrik të vitit 1996, për të marr pjesë në një protestë para Kombeve të Bashkuara në mbështetje të Universitetit të Tetovës dhe themeluesve të burgosur Fadil Sulejmanit dhe Milaim Feziut, si dhe edhe një herë tjetër në korrik të vitit 1997 kur Liga Qytetare e solli atë për tu takuar me anëtarë të Kongresit dhe Departamentit të Shtetit pas sulmit të ushtrisë së qeverisë maqedonase mbi qytetet e Gostivarit dhe Tetoves. Ai sulm la tre shqiptarë të vdekur, 100 të plagosur, dhe 400 të burgosur duke përfshirë edhe kryetarin e atëhershëm të Gostivarit Rufi Osmanin dhe kryetarin e Tetovës Alajdin Demirin. Arbëni i tha Kryetarit Ben Gilman dhe zyrtarëve të Departamentit të Shtetit se “Problemi në Ballkan nuk ështe problemi i politikës shqiptare, por i politikës imperialiste të Serbisë, Maqedonisë, Bullgarisë, dhe Greqisë.” Vetëm shqiptarët, ai tha, “qëndruan jashtë zhgjidhjes së situatës Jugosllave pas Titos,” përderisa “struktura në Serbi dhe Maqedoni është ende komuniste.”

Dy faktorë do ta bënin Arbënin që të përdendronte përpjekjet e tij në Evropë: sëmundja e Parkinsonit që do ti kufizonte aftësitë e tij fizike dhe do t’ia shkurtonte jetën përfundimisht, dhe luftërat në Kosovë dhe Maqedoni. Prej vitit 1998 deri në perfundimin e luftës në Kosovë në qershor të vitit 1999, ai dhe partia e tij udhëhoqën strehimin e më se 80,000 refugjatëve të Kosovës në shtëpitë e shqiptarëve në Maqedoni, dhe ai ishte avokat i fuqishem për pavarësinë e Kosovës. Kur konflikti në Maqedoni shpërtheu në Tanusha në mars të vitit 2001, Joe dhe Shirley DioGuardi rastësisht ishin në Shkup me ftesë zyrtare të Arbën Xhaferit. Arbën Xhaferi punonte palodhur për të përfunduar sulmin ushtarak të qeverisë maqedonase mbi komunitetet shqiptare, për ta bindur perëndimin se Ushtria Çlirimtare Kombëtare nuk ishte burimi primar i konfliktit në Maqedoni, dhe për ti mbledhur të gjitha palët në tavolinë për negociatat historike në Ohër, që përfunduan me Marrëveshjen e Ohrit të 2002.

Nëse ka pasur ndonjë mospajtim ndonjëherë mes Ligës Qytetare dhe Arbën Xhaferit, ishte për faktin se ai besonte, më shumë se ne, se komuniteti Evropian do të garantonte implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit nga qeveria Maqedonase – dicka që nuk ka ndodhur deri më tash. Megjithatë, asnjë politikan shqiptar më parë dhe që atëherë nuk e ka shpjeguar në mënyrë më elokuente dhe më të fuqishme tek komuniteti ndërkombëtar shtypjen e shqiptarëve etnikë në Maqedoni se sa Arbën Xhaferi. ( Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *