Home / Lajme / Maqedoni / Majko: Marrëveshja e Ohrit nuk është e përsosur

Majko: Marrëveshja e Ohrit nuk është e përsosur

13 gusht-Marrëveshja e Ohrit nuk është e përsosur. Negociatat nën kërcënimin e luftës rrallëherë janë të përsosura dhe zbatimi nuk është pa probleme. Lidershipi i Presidentit të ndjerë dhe mikut tim të paharruar, Boris Trajkovskit, ishte një nga faktorët kryesorë që ndryshoi trajektoren e vendit nga konflikti civil në drejtim të paqes. Arbën Xhaferi, me urtësinë e tij, po ashtu reflektoi besimin për të ardhmen.

Pandeli Majko, një politikan me përvojë nga radhët e Partisë Socialiste të Shqipërisë ka deklaruar se firmosja e Marrëveshjes së Ohrit shpëtoi jetë, pengoi shpërnguljen masive të banorëve dhe shmangu shkatërrimin e shtetit të Maqedonisë, raporton Panorama. Sipas Majkos, Maqedonia do të ishte një hapësirë krejtësisht ndryshme po qe se udhëheqësit kombëtarë të maqedonasve dhe shqiptarëve nuk do të kishin zgjedhur të bënin kompromiset e nevojshme për të pranuar Marrëveshjen e Ohrit. Marrëveshja e Ohrit nuk është e përsosur. Negociatat nën kërcënimin e luftës rrallëherë janë të përsosura dhe zbatimi nuk është pa probleme. Lidershipi i Presidentit të ndjerë dhe mikut tim të paharruar, Boris Trajkovskit, ishte një nga faktorët kryesorë që ndryshoi trajektoren e vendit nga konflikti civil në drejtim të paqes. Arbën Xhaferi, me urtësinë e tij, po ashtu reflektoi besimin për të ardhmen. Nuk mund të imagjinohej një Maqedoni e qetë po të mos ishte transformimi nga Ali Ahmeti i formacioneve të UÇK-së në parti politike konstruktive dhe paqësore (sot BDI).Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit është me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit dhe të rajonit. Ai është proces i dorës së parë për integrimin euroatlantik të Maqedonisë. Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk është një “përkufizim shterues” legal për të ndërtuar identitetin shumëtnik dhe multikulturor të Maqedonisë. Marrëveshja që në negociatë u shikua si platformë për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse në shtetin e Maqedonisë. Marrëveshja e Ohrit vërtetoi se “çështja e Ballkanit” mbetet një “çështje europiane” dhe pjesë e sovranitetit të politikës së jashtme.
(zgjohushqiptar.com)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *