Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia edhe sot në fazën portokalli, te respektohen rekomandimet

Maqedonia edhe sot në fazën portokalli, te respektohen rekomandimet

26 gusht-“Ministria do ta ndjekë gjendjen dhe do t’i ndërmarrë të gjitha masat në kompetenca të veta për sigurinë dhe shëndetin gjatë punës.Inspektorati i punës, përkatësisht inspektorët për siguri dhe shëndet gjatë punës do të jenë në kontrolle të përforcuara në mënyrë që të konstatojnë në terren nëse punëdhënësit iu përmbahen rekomandimeve”, thuhet në njoftim

– Maqedonia edhe gjatë ditës së sotme do të përfshihet me valën e nxehtë në fazën portokalli. Të evitohet puna në vende të hapura gjatë periudhës më të nxehtë të ditës, përkatësisht prej orës 11 deri në orën 17, ventilim adekuat dhe sipas mundësisë klimatizim në hapësirën e punës,sigurim i strehimoreve ku të punësuarit mund të freskohen për një periudhë të caktuar gjatë orarit të punës, pauza më të shpeshta gjatë punës dhe konsumim i lëngjeve, janë vetëm një pjesë e rekomandimeve të Ministrisë të Punës dhe Politikës Sociale dhe Inspektoriatit shtetëror të punës.

Rekomandiemt e dhëna punëdhënësit duhet t’i respektojnë me çka do të rritet siguria e të punësuarve në kushte të valës së nxehtë, nnjoftoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Në kopshtet e fëmijëve, fëmijët duhet të nxirren në shetitje vetëm deri në orën 10 të mëngjesit, të ofrohet ushqim i lehtë dhe më tepër lëngje, të mbrohen nga drita e drejtpërdrejtë e diellit me perde dhe grila.

Shtëpitë për përkujdesje të personave të moshuar të ndërmarrin masa për klimatizim të hapësirave apo të sigurojnë një hapësirë të freskët (e domosdoshme për fazën e portokalltë), të ofrohet më tepër ushqim i lehtë dhe lëngje, këshilla për marrjen me kohë të terapisë së rekomanduar nga mjeku. Këshillohet evitimi i ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell prej orës 11 deri në orën 16.

Qendrat për punë sociale të kenë bashkëpunim më të madh me njësitë e Kryqit të Kuq dhe vetëqeverisjes lokale në qasje dhe ndihmë më aktive ndaj personave të vetmuar të moshuar, personave të rrezikuar social dhe të pastrehëve.

“Ministria do ta ndjekë gjendjen dhe do t’i ndërmarrë të gjitha masat në kompetenca të veta për sigurinë dhe shëndetin gjatë punës.Inspektorati i punës, përkatësisht inspektorët për siguri dhe shëndet gjatë punës do të jenë në kontrolle të përforcuara në mënyrë që të konstatojnë në terren nëse punëdhënësit iu përmbahen rekomandimeve”, thuhet në njoftim

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *