Home / Sport / Maqedonia mbetet pa trajner, lamtumirë Toshak

Maqedonia mbetet pa trajner, lamtumirë Toshak

“Unë fola me presidentin e ri të premten dhe ai kërkon nga unë të pranoj disa kushte të reja në marëveshje të cilat unë nuk jam i gatshëm ti pranoj. Isha i gatshëm të vazhdoj të punoj sipas marëveshjes paraprake, mirëpo nuk jam i gatshëm të pranoj kushtet e reja. Unë i kuptoj idetë dhe kërkesat e reja të presidentit, mirëpo nuk mund t’i pranoj të njëjtat. Këtu erdhi problemi. Këtë e zgjidhëm së bashku dhe unë nuk jam më seleksionues i përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë”, tha tani më ish-seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Xhon Toshak.

Pasi ditë më parë u publikua se presidenti i ri i FFM-së, Ilco Gjorgjovski dhe seleksionuesi i ekipi kombëtar Xhon Toshak kanë hasur në mosmarëveshje rreth vizioneve për të ardhmen e përfaqësueses, të hënën në takim me gazetarë është zyrtarizuar ndërprerja e bashkëpunimit mes dy palëve. Trajneri nga Uellsi përsëriti se nuk ka mundur të plotësojë kërkesat e drejtuesve të ri të FFM-së për qëndrim të vazhdueshëm të tij në Maqedoni dhe angazhim të plotë në ndjekjen dhe selektimin e futbollistëve. Edhe pse ka të qarta e mbështet idetë e reja të drejtuesve të FFM-së, Toshak sqaron se nuk mund t’i pranojë të njëjtat. “Së pari të them se unë kam firmosur kontratë me drejtuesit paraprak Haxhiristevski dhe Kliper për dy vite dhe me qëllim të përgatis kombëtaren për kualifikimet për Kampionatin Botëror dhe të cilat startojnë në shtator. Prej atëherë, kanë ndodhur ndryshime në FFM, ju keni president të ri. Unë fola me presidentin e ri të premten dhe ai kërkon nga unë të pranoj disa kushte të reja në marëveshje të cilat unë nuk jam i gatshëm ti pranoj. Isha i gatshëm të vazhdoj të punoj sipas marëveshjes paraprake, mirëpo nuk jam i gatshëm të pranoj kushtet e reja. Unë i kuptoj idetë dhe kërkesat e reja të presidentit, mirëpo nuk mund t’i pranoj të njëjtat. Ai kupton pozitën time, mirëpo dëshiron trajner që do t’i pranojë kushtet e tij. Këtu erdhi problemi. Këtë e zgjidhëm së bashku dhe unë nuk jam më seleksionues i përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë”, tha në fillim të fjalimit të tij tani më ish-seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Xhon Toshak, i cili shtoi se asnjëherë nuk do të ishte ulur në pankinën e Maqedonisë, nëse këta kushte do t’i ishin kërkuar edhe nga ish-presidenti Haxhiristeski. “Dua të them se edhe nëse drejtuesit paraprak do të më propozonin kushte që m’i ofron presidenti i ri, unë nuk do të firmosja marrëveshjen 12 muaj më parë. Presidentit të ri i dëshiroi suksese dhe cdo të mirë në të ardhmen, ndërsa gjithashtu edhe futbollistëve të Maqedonisë dhe ekipit përfaqësues”, deklaroi Toshak. 12-të muaj më parë Toshak deri sa po merte drejtimin e kombëtares së Maqedonisë premtoi se synon kualifikim në Kampionatin Botëror, ndërsa tani në largim i mbetet besnik asaj ideje, megjithse shton se pas ndarjes realizimi i kësaj ideje do të mbetet një enigmë. “Unë ende mendoj se Maqedonia mund të kualifikohet edhe pse grupi është shumë i vështirë. Unë vazhdoj të besoj në kombëtaren dhe futbollistët e Maqedonisë edhe pse do të jetë e vështirë. Nga pikpamja imja, unë kur kam ardhur përvec Pandevit, s’njihja tjetër futbollist. Pas disa ndeshjeve pash se duhet ndryshime, ndërsa mund të them se turneu që patëm në Portugali, në ato dy ndeshje kontrolluese jam bindur se futbollistët e rinjë të kycur në kombëtare, përfundimisht kanë potencial të madh në vete. Normal tani gjithë planet e mia marin fund, pasi unë largohem nga Maqedonia. Asnjëherë nuk do të dijmë nëse do arrija ta coj Maqedonin në Botëror. Ndoshta do të kemi ide dhe pasqyrë më të qartë kur do të shohim ndeshjet e rradhës, megjithse ju do të keni seleksionues të ri dhe ndoshta ai do të ndryshojë disa gjëra në kombëtare për të cilat pastaj do të mbajë llogari vet”, përfundoi Toshak, duke u dëshiruar suksese të gjithëve në Maqedoni dhe duke paralajmëruar se do të vazhdojë të ndjekë paraqitjet e Maqedonisë. Ndërkohë presidenti i FFM-së, Ilco Gjorgjioski paralajmëroi se së shpejti do të vendoset se kush do të drejtojë Maqedoninë në ndeshjen kontrolluese të mërkurën kundër Lituanisë. Si obsione mbeten ndihmësit e deritashëm të Toshakut Boban Babunski dhe Goce Sedlovski. Për pasuesin e Xhon Toshakut në stolin e kombëtares së Maqedonisë do të bisedohet menjëherë pas ndeshjes me Lituaninë në Këshillin Drejtues të FFM-së. Sipas presidentit të FFM-së trajneri i ri duhet të jetë autoritativ dhe nga ai do të kërkohet përmirësimi i situatës në kombëtare. “Nuk mund askusht të garantojë se ne do të kualifikohemi në kampionatin e ardhëshëm Botëror apo në Kampionat Evropian, kë do që të sjellim se seleksionues. Mirëpo unë flas nga aspekti i trajnerit dhe sigurisht se unë si president i FFM-së do të kërkoj që në të ardhmen mos të ketë alibi se s’kemi skuadër, se s’kemi futbollistë dhe kështu me rradhë. Kush do që të jetë seleksionuesi i ri, unë do të kërkoj që në cdo ndeshje të kërkohet fitore”. Presidenti Gjorgjiovski konfimroi se Petar Milloshevski do të emërohet drejtor i përfaqësueses së Maqedonisë dhe do të ketë kompetenca për kombëtaren më të mirë dhe atë të shpresave. Ndërkohë kombëtarja e futbollit ka vazhduar punën, tani më pa seleksionuesin Toshak. Sot është bërë grumbullimi i futbollistëve dhe ka vazhduar punën për sfidën e të mërkurës me Lituaninë, ndësa do të mungojë vetëm Popov, i cili gjendet në teste mjekësore në ekipin anglez Stouk. Mysafirët prej sot janë në Shkup, ndërsa nesër kanë seancë stërvitore në stadiumin ‘Filipi i Dytë’. Ndeshja kontrolluese Maqedoni – Lituani zhvillohet të mërkurën në Shkup, me fillim në orën 20:30

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *