Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia prej nesër në fazën e portokalltë

Maqedonia prej nesër në fazën e portokalltë

6 gusht-Gjithashtu në pajtim me Planin veprues për mbrojtjen e popullatës nga temperaturat e larta, rekomandohet lirim nga obligimet e punës të grupeve më të rrezikuara të popullatës, si gratë shtatzëna dhe personat më të moshuar se 60 vjeç. Në institucionet të cilat kujdesen për fëmijë të mos praktikojnë aktivitete fizike dhe të mos i nxjerrin fëmijët jashtë prej orës 11 deri në orën 16.

Maqedonia, sipas paralajmërimeve të sinoptikëve, nesër hyn në të ashtuquajturën fazën e portokalltë me temperaturë mbi 40 gradë dhe indeks UV 9.

Komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë masat parandaluese për ulje të rreziqeve nga temperaturat e larta për personat të cilët gjenden në hapësirë të hapur, shtëpi, në vendet e tyre të punës, afër liqeneve, lumenjve dhe pishina ose në malet.

Gjithashtu në pajtim me Planin veprues për mbrojtjen e popullatës nga temperaturat e larta, rekomandohet lirim nga obligimet e punës të grupeve më të rrezikuara të popullatës, si gratë shtatzëna dhe personat më të moshuar se 60 vjeç. Në institucionet të cilat kujdesen për fëmijë të mos praktikojnë aktivitete fizike dhe të mos i nxjerrin fëmijët jashtë prej orës 11 deri në orën 16.

Njësitë e Vetëqeverisje Lokale, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë dhe qendrat për punë sociale në rajonet e prekura me valën e ngrohtë të kenë qasje më aktive dhe t’u ofrojnë ndihmë personave të vetmuar, të moshuar, me aftësi të kufizuar dhe atyre të pastrehë.

Duke marrë parasysh faktin se prodhimet e caktuara të rrezikshme dhe proceset teknologjike munden të shfaqin rrezik shtesë në shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, përkujtohen punëdhënësit në obligimin për respektimin e rregullave ligjore nga kjo sferë.

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se të gjitha institucionet shëndetësore janë të përgatitura me numër të mjaftueshëm të kapaciteteve dhe terapi medikamentoze me efekte të dëmshme për shëndetin nga temperaturat e larta. Sipas nevojës dhe në bazë ditore, Komisioni do të propozojë masa dhe aktivitete për minimizim të këtyre rreziqeve, posaçërisht për kategorinë më të rrezikuar të qytetarëve në ditët të cilat vijojnë.

Qytetarë e Shkupit edhe në më shumë qytete përkujton Ministria e Shëndetësisë, kanë mundësi të marrin këshillë profesionale lidhur me respektimin e rekomandimeve për mbrojtje nga temperaturat e larta dhe informatave me karakter parandalues në pikat mobile edukativo-shëndetësore, të vendosura nga Ministria dhe shtëpitë shëndetësore.

Në territorin e Qytetit të Shkupit janë vendosur tre pika mobile, prej të cilave një ndodhet në rrugën për këmbësorë afër lumit Vardar dhe nga dy pika mobile janë të sistemuara në të gjitha komunat e Shkupit. Aksioni do të zgjasë deri më 15 gusht me ç’rast çdo ditë, në periudhën prej orës 19:00 deri në orën 22:00 qytetarët kanë mundësi të masin tensionin e gjakut dhe të marrin këshillë shëndetësore nga personat mjekësorë në këto pika.

Informata për valët e ngrohta në kontunuitet shpërndahen në faqen e internetit http://www.toplotnibranovi.mk/.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *