Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia prej nesër përsëri në fazë të portokalltë

Maqedonia prej nesër përsëri në fazë të portokalltë

23 gusht-Ministria e Punës dhe Politikës Sociale rekomandon që qendrat për punë sociale të kenë bashkëpunim më të madh me njësitë e Kryqit të Kuq dhe vetëqeverisjes lokale në qasje dhe ndihmë më aktive ndaj personave të vetmuar të moshuar, personave të rrezikuar social dhe të pastrehëve.

Në Maqedoni nesër përsëri pritet valë e nxehtë me temperatura mbi 40 gradë në pjesë të caktuara të vendit dhe me indeks të alrtë të rrezeve UV.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot përsëri paralajmëroi se vendi hyn në fazë të portokalltë dhe se me atë rast përkeqësohen kushtet për punë që mund të shkaktojë rrezik për ejtën dhe shëndetin e punëtorëve. Rekomandimet e Ministrisë dhe Inspektoratit shtetëror për t’u evituar puna në vende të hapura gjatë periudhës më të nxehtë të ditës, përkatësisht prej orës 11 deri në orën 17, ventilim adekuat dhe sipas mundësisë klimatizim në hapësirën e punës, ndryshime në organizimin e procesit të punës, përkatësisht vendosje të orarit të punës në dy ndërrime, sigurim i strehimoreve ku të -punësuarit mund të freskohen për një periudhë të caktuar gjatë orarit të punës, pauza më të shpeshta gjatë punës dhe konsumim i lëngjeve, paralajmërim për rreziqe të shtuara nga fatkeqësia gjatë punës (zjarre).

Rekomandiemt e dhëna punëdhënësit duhet t’i respektojnë me çka do të rritet siguria e të punësuarve në kushte të valës së nxehtë.

Në kopshtet e fëmijëve, fëmijët duhet të nxirren në shetitje vetëm deri në orën 10 të mëngjesit, të ofrohet ushqim i lehtë dhe më tepër lëngje, të mbrohen nga drita e drejtpërdrejtë e diellit me perde dhe roleta.

Shtëpitë për përkujdesje të personave të moshuar të ndërmarrin masa për klimatizim të hapësirave apo të sigurojnë një hapësirë të freskët (e domosdoshme për fazën e portokalltë), të ofrohet më tepër ushqim i lehtë dhe lëngje, këshilla për marrjen me kohëm të terapisë së rekomanduar nga mjeku. Këshillohet evitimi i ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell prej orës 11 deri në orën 16.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale rekomandon që qendrat për punë sociale të kenë bashkëpunim më të madh me njësitë e Kryqit të Kuq dhe vetëqeverisjes lokale në qasje dhe ndihmë më aktive ndaj personave të vetmuar të moshuar, personave të rrezikuar social dhe të pastrehëve.

Siç theksohet në kumtesë, Ministria do ta ndjekë gjendjen dhe do t’i ndërmarrë të gjitha masat në kompetenca të veta për sigurinë dhe shëndetin gjatë punës.

Inspektorati i punës, përkatësisht inspektorët për siguri dhe shëndet gjatë punës do të jenë në kontrolle të përforcuara në mënyrë që të konstatojnë në terren nëse punëdhënësit iu përmbahen rekomandimeve

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *