Home / Sport / Maradona kërkon punë në Kinë

Maradona kërkon punë në Kinë

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona ka përsëritur dëshirën e tij për të drejtuar në Kinë, pasi ka mbërritur në këtë vend për një turne javor bamirësie.

Argjentinasi 51 vjeçar u shkarkua muajin e kaluar nga detyra e tij si trajner te Al Uasl në Emiratet e Bashkuara Arabe, por tani thekson se është gati që të drejtojë në Lindjen e Largët.

“Do të dëshiroja të drejtoja një skuadër në Kinë. Dëshira ime është që të kontribuoj në zhvillimin e futbollit te të rinjtë në Kinë”, tha argjentinasi në një konferencë për shtyp.

Sipas mediave vendase, një prej përfaqësuesve të argjentinasit ka folur edhe me drejtuesit e Federatës së këtij vendi, duke kërkuar që Maradona të merrte drejtimin e përfaqësues së këtij vendi. Pritet që këto bisedime të vazhdojnë edhe gjatë kësaj vizite, pasi Maradona ka planifikuar një takim me kreun e Federatës së Futbollit në këtë vend, Uei Di.

Futbolli kinez ka pësuar një influks të madh lojtarësh të huaj dhe trajnerësh prestigjiozë gjatë vitit të fundit. Shangai Shenhua ka afruar ish-trajnerin e Argjentinës, Serxho Batista, si dhe lojtarët Drogba e Anelka, ndërsa Guangzhou Evergrande ka emëruar si trajner Marçelo Lipin, ish-teknikun e Italisë Kampione Bote në vitin 2006.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *