Home / Lajme / Maqedoni / MASH: U transformuan 5.189 marrëveshje për punësim të arsimtarëve

MASH: U transformuan 5.189 marrëveshje për punësim të arsimtarëve

22 gusht-“Procesi i transformimit të marrëdhënies së punës vazhdon edhe gjatë periudhës së ardhshme. Ai është vijues dhe rrumbullaksohet me plotësimin e kushteve të një të punësuari në arsim për përfitimin me këtë të drejtë. Një nga kushtet themelore ësht të kenë të paktën pesë vite përvojë pune, respektivisht të paktën dy vite në pajtim me ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune në institucionin e verifikuar arsimor”, tha ministri Kralev.

Me procesin e transformimit të marrëveshjeve të punës të punësuarve në arsim me status të pazgjidhur nga fundi i vitit 2008 e deri tani 5.189 kanë marrë vendime për punësim të përhershëm, kumtoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev pas mbledhjes me përfaqësues të Bashkësisë të njësive të vetadministrimit lokal (BNJVL) dhe Sindikatave të punësuarve në arsim (SASHK)

Gjatë vitit 2009 dhe 2010 institucionet kompetente kanë dhënë 1.537 pëlqime për transformimin e marrëveshjeve të punës nga koha e caktuar në kohë të pacaktuar, në vitin 2011 – 2771, ndërsa këtë vit 881 pëlqime.

“Procesi i transformimit të marrëdhënies së punës vazhdon edhe gjatë periudhës së ardhshme. Ai është vijues dhe rrumbullaksohet me plotësimin e kushteve të një të punësuari në arsim për përfitimin me këtë të drejtë. Një nga kushtet themelore ësht të kenë të paktën pesë vite përvojë pune, respektivisht të paktën dy vite në pajtim me ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune në institucionin e verifikuar arsimor”, tha ministri Kralev.

Sipas kryetarit të SASHK, Jakim Nedellkov, në këtë momet është shumë i vogël numri i të punësuarve në arsim pa marrëdhlnie të transformuar të punës, ndërsa me plotësimin e kushteve ata do të marrin pëlqim dhe do t’u zgjidhet statusi.

Kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski vlerësoi se transformimi i marrëdhënies së punës në arsim po zhvillohet me dinamikën e paraparë nga memorandumi në vitin 2008.

“Ky proces është i rëndësishëm për zgjidhjen e statusit të arsimtarëve dhe për cilësinë e procesit arsimor”, tha Trajanovski.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *