Home / Sport / Mbyllë karrierën e tij futbollistike Roberto Karlos

Mbyllë karrierën e tij futbollistike Roberto Karlos

2 gusht-Për kombëtaren e Brazilit zhvilloi 125 përballje, në të cilat shënoi 11 gola. Me ‘kariokët’ ka një titull kampion i botës në vitin 2002, dy tituj Kopa Amerika dhe një triumf në Kupën e Konfederatave

Brazil, 2 gusht 2012 – Futbollisti i famshëm brazilian Roberto Karlos ka vendosur të mbyllë karrierën e tij futbollistike në moshën 39-të vjecare.

Lajmin e konfimrmojnë nga tabori i skuadrës ruse Anzhi, të cilët shtojnë se ai do të mbetet pjesë e futbollit, tani në postin e ndihmës trajnerit të kësaj skuadre.

Karlos nisi karrierën në Sao Zhoao, ndërsa luajti edhe për Pallmeirasin, Interin, Real Madridin, Fenerbahcen, Korintijasin dhë së fundmi për Anzhin.

Famën më të madhe e arriti te Reali, te të cilët qëndroi për 11-të vite dhe fitoi katër tituj të kampionatit spanjol dhe tre trofe në Ligën e Kampionëve.

Për kombëtaren e Brazilit zhvilloi 125 përballje, në të cilat shënoi 11 gola. Me ‘kariokët’ ka një titull kampion i botës në vitin 2002, dy tituj Kopa Amerika dhe një triumf në Kupën e Konfederatave

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *