Home / Lajme / Maqedoni / Më pak nxënës në shkollat e mesme

Më pak nxënës në shkollat e mesme

28 gusht-“Shkollat janë të gatshme që të fillojnë me mësim, natyrisht se ka probleme, pasi që në bllok dotacionet nuk janë paraparë investime infrastrukturore nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Poashtu për këtë vit problem do të jenë tekstet shkollore të cilët nuk kanë pësuar ndryshime, edhe pse pati paralajmërime se tekstet shkollore do të pësojnë ndryshime, por si duket edhe ky vit shkollor do të kalojë me tekste fyese”, shprehet Halimi.

Gati se gjysma e vendeve të lira të parapara me konkurs për pranim të nxënësve në 5 shkollat e mesme të Tetovës nuk janë plotësuar. Kështu që në bazë të konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2012/13, ishin paraparë 3332 vende të lira kurse edhe pas dy afateve të rregjistrimit kanë ngelur edhe 1356 vende, kurse janë rregjistruar 1976.Sipas përgjegjësve të arsimit në komunën e Tetovës, më shumë vende të lira ka në Shkollën e mesme të Bujqësisë gjithsej 711 , pastaj në Gjimnaz 225, në shkollën Tekstile 213, ndërsa 110 në Mjekësi dhe në Ekonomi 97 vende të lira. Sipas Iljaz Halimit, udhëheqësi sektorit për veprimtari publike në komunën e Tetovës, zvogëlimi i numrit të nxënësve nuk rrezikon punëtorët në arsim e as më pak uljen e numrit të paraleleve.

“Është fakt se ka më pak nxënës, por kjo nuk do të thotë se do të ulet numri I paraleleve. Dihet shumë mirë se kemi pasur klasa ku mësimi është ndjekur nga 34, deri në 37 nxënës. Tash paralelet formohen me më pak nxënës por që ndikon në kualitetin dhe cilësinë e arsimit, sepse ndryshme mbahet procesi mësimor me 35 nxënës dhe ndryshe me 25 nxënës”, tha Halimi.

Ai shton më tej se në Maqedoninë lindore dhe në atë të mesme, ka paralele edhe me 15 nxënës, 10 nxënës dhe që Ministria i lejon të formohen, kurse minimumi për të formuar një paralele është 25 nxënës

. “Edhe nëse ka ndonjë paralele më pak nxënës nuk do të ketë ndonjë problem. Sa i takon, vendeve të punës nuk do të rerzikohen puntorët pasi që paralelet do të jenë, por mund të ketë zvogëlim të fondit të orëve, por asesi lëshime të mësimdhënësve”, deklaroi Iljaz Halimi.

Ndryshe, në dy afatet e rregjistrimit qershor dhe gusht, janë pranuar gjithsej 1262 shqiptarë ndërsa 377 maqedonas.Sipas shkollave, numër më të madh të nxënësve të rregjistruar ka në shkollën e mesme të bujqësisë “Mosha Pijade” ku janë pranuar 1020 nxënës, në shkollën e mesme ekonomike “8 shtatori” 442 nxënës, në shkollën e mesme tekstile “Gjoçe Stojçevski” 340 nxënës, në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn“ 612 dhe në Gjimnazin e Tetovës janë pranuar 918 nxënës. Krahas shifrave të ulta të nxënësve poashtu edhe një sërë drejtimesh rrezikojnë të mos funksionojnë pasi që shumica e nxënësve që kryejnë shkollimin fillor në afatin e parë u drejtohen shkollave me drejtime të përgjithshme siç janë gjimnazi, mjekësia dhe ekonomia, kurse shumë pak interesim për drejtimet profesionale.

Nga komuna e Tetovës kanë bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarshëm të vitit të ri shkollor në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës.

“Shkollat janë të gatshme që të fillojnë me mësim, natyrisht se ka probleme, pasi që në bllok dotacionet nuk janë paraparë investime infrastrukturore nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Poashtu për këtë vit problem do të jenë tekstet shkollore të cilët nuk kanë pësuar ndryshime, edhe pse pati paralajmërime se tekstet shkollore do të pësojnë ndryshime, por si duket edhe ky vit shkollor do të kalojë me tekste fyese”, shprehet Halimi.

Ndryshe, në dymbëdhjetë shkollat fillore dhe pesë shkollat e mesme të komunës së Tetovës pritet që të fillojë mësimi pa probleme dhe në kohë, pasi që përgjegjësit për arsim në komunë kanë marrë informata nga ana e drejtorëve për gjendjen e shkollave.

Vërejtje:Çdo tekst I huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *