Home / Lajme / Maqedoni / Ministria e Shëndetësisë publikoi koncesione për hapje të ISHP-ve të nivelit primar në 73 komuna

Ministria e Shëndetësisë publikoi koncesione për hapje të ISHP-ve të nivelit primar në 73 komuna

31 gusht-“Në këtë mënyrë mundësojmë hapjen e 364 vendeve të reja të punës në Republikën e Maqedonisë. u bëjë thirrje të gjithë institucioneve të interesuara shëndetësore private të cilat ende nuk janë në rrjet, si dhe personave fizik të cilët i plotësojnë kushtet e Ligjit të paraqiten në këtë shpallje”, tha Todorov

Ministria e Shëndetësisë për herë të parë pas miratimit të Ligjit të ri për mbrojtje shëndetësore, publikon koncesione për hapje të institucioneve shëndetësore private të nivelit primar në 73 komuna në Maqedoni, theksoi sot në konferencën për shtyp ministri, Nikolla Todorov.

Ai tha se Ministria e Shëndetësisë është fuqimisht e fokusuar në përforcimin e mbrojtjes primare shëndetësore e cila është shkalla e parë dhe bazë e sistemit shëndetësor në çdo vend.

Shpallja e cila veçmë është dërguar deri te Gazeta zyrtare, do të zgjasë 20 ditë. Në të, janë publikuar kushtet nën të cilat të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për ndarje të këtij lloji të koncesioneve.

Me këtë shpallje, vërejti Todorov, publikojmë hapjen e institucioneve shëndetësore private dhe firmosje të marrëveshjes për hyrje në rrjet të 182 ekipeve të reja për mbrojtje shëndetësore, ndërsa ato janë një mjek dhe infermiere.

“Në këtë mënyrë mundësojmë hapjen e 364 vendeve të reja të punës në Republikën e Maqedonisë. u bëjë thirrje të gjithë institucioneve të interesuara shëndetësore private të cilat ende nuk janë në rrjet, si dhe personave fizik të cilët i plotësojnë kushtet e Ligjit të paraqiten në këtë shpallje”, tha Todorov.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *