Home / Lajme / Maqedoni / Mirçevski: Arbën Xhaferi akoma në gjendje të rëndë dhe pavetëdije

Mirçevski: Arbën Xhaferi akoma në gjendje të rëndë dhe pavetëdije

9 gusht- “Mbrëmë rreth orës 21 është pranuar Arbën Xhaferi në Klinikën për neurokirurgji si pasojë e përkeqësimit të njëhershëm dhe humbjes së vetëdijes. Pacientit i është dhënë terapi dhe për momentin është në gjendje të rëndë, por relativisht stabile. Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe shërimi është në vijim”, deklaroi pasdite profesor doktor Vlladimir Mirçevski, neurokirurg kujdestar i Klinikës për neurokirurgji.

Arbën Xhaferi, kryetar nderi i PDSH-së, i cili prej dje është në gjendje kome dhe ndodhet për shërim intensiv në Klinikën për neurokirurgji, akoma është në gjendje të rëndë dhe në pavetëdije.

“Mbrëmë rreth orës 21 është pranuar Arbën Xhaferi në Klinikën për neurokirurgji si pasojë e përkeqësimit të njëhershëm dhe humbjes së vetëdijes. Pacientit i është dhënë terapi dhe për momentin është në gjendje të rëndë, por relativisht stabile. Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe shërimi është në vijim”, deklaroi pasdite profesor doktor Vlladimir Mirçevski, neurokirurg kujdestar i Klinikës për neurokirurgji.

Duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Mirçevski tha se pacienti akoma është në gjendje të vështirë dhe pa vetëdije.

Mirçevski theksoi se askund në botë nuk jepen parashikime për sëmundjen gjatë 48 orëve të para pasi të pranohet pacienti në spital.

Ish kryetari i PDSH-së më shumë vite vuan nga sëmundja e Parkinsonit, por sipas doktor Mirçevskit, me siguri ajo nuk ka ndikim në gjendjen e tij.

Xhaferi dje është pranuar nga doktor Sllobodan Damjanovski.

Për 12 vite me radhë, Xhaferi ka qenë në krye të PDSH-së deri në vitin 2007 kur në krye të partisë erdhi zëvendësi i tij, Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *