Home / Sport / Modriç: Jam gati të luaj kundër Barças!

Modriç: Jam gati të luaj kundër Barças!

Luka Modriç është prezantuar dje si futbollisti i ri i Real Madrid, duke i dhënë fund një “telenovele” që ka zgjatuar thuajse gjatë gjithë verës. Lojtari është shfaqur i emocionuar në prezantimin e tij, pasi kurorëzoi me sukses një marrëveshje që kaloi mes shumë peripecish.

“Ka qenë një proces i gjatë por në fund ia dola mbanë. Jam i lumtur, i nderuar dhe krenar që jam këtu, te klubi më i mirë në botë. Pres me padurim të stërvitem dhe luaj”, ishin fjalët e futbollistit kroat para mediave.

“Ndjehem mirë. E kuptoj që kam nevojë të stërvitem me skuadrën por ju them që tani se jam gati të luaj kundër Barças. I kam parë ndeshjet që ka zhvilluare deri tani skuadra. Nuk është e rëndësishme se si e fillon sezonin, por si e mbaron atë. Ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur në të gjitha turnetë ndaj është e rëndësishme që t’i mbyllim mirë ato”.

“Nuk kam folur ende me Murinjon dhe nuk e di se cilat janë planet e tij për mua, në cilën pjesë të fushës do të luaj. Praktikisht, unë luaj në qendër të mesfushës, por kam luajtur në çdo pozicion tjetër. Ju them se do të jem i lumtur të luaj kudo që të vendosë ai”, ishin fjalët e Modriç para përfaqësuesve të mediave në konferencën e tij të prezantimit si lojtar i Real Madrid. Kroati ka zgjedhur të mbajë numrin 19 te skuadra madrilene.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *