Home / Sport / Modriç, më në fund te Reali

Modriç, më në fund te Reali

Luka Modriç do të prezantohet sot si lojtar i Real Madrid pasi spanjollët arritën një akord me Totenhem për transferimin e lojtarit për rreth 27 milion paund. Ndonëse shefi i klubit anglez, Daniel Levi, pretendonte të siguronte rreth 35 milion paund për futbollistin kroat, ai u detyrua të hiqte dorë nga kërkesat e tij dhe të pranonte ofertën e madrilenëve.

Shkak u bëja nevoja e menjëhershme që ka Totenhem për të ndërhyrë në merkato, ndërsa me paratë e siguruara nga shitja e Modriç, ekipi anglez do të ketë mundësinë të bëjë oferta konkrete për dy brazilianët që po ndjek aktualisht, Uillian të Shakhtar Donetsk dhe Leandro Damiao të Internacional.

Transferimi i Modriç të Real Madrid i jep fund një telenovele të gjatë, të filluar që në korrik, me lojtarin që refuzoi t’i bashkohet klubit në fazën përgatitore në SHBA, për të mbetur pastaj i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës, duke u stërvitur i vetëm në ambientet e klubit.

Lajmi për arritjen e një marrëveshje për blerjen e Modriç do të kënaqë trajnerin e Real Madrid, Zhoze Murinjo, i cili është prej kohësh në kërkim të një mesfushori me aftësi organizuese si Modriç, për ta rreshtuar përkrah Ksabi Alonso.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *