Home / Lajme / Maqedoni / Mos parko në vend të gabuar!

Mos parko në vend të gabuar!

27 gusht-Iu bëhet apel të gjithë qytetarët t’i respektojnë rregullat e parkimit në vendet e parapara për vendparkim, që të mos vijë deri te shfrytëzimi i bllokatorëve për shkak të parkimit të gabuar në trotuare, vendkalime per këmbësorë, rrethet qarkore dhe hapsira tjera publike.

Sektori për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore i komunës së Tetovës i informon qytetarët se nga e hëna do të fillojë funksionimi i shërbimit të bllokatorëve të rrotave për shkak të parkimit të gabuar. Për çdo automjet të parkuar gabimisht lartësia e dënimit do të jetë 1000 denarë. Pronari i automjetit që i bllokohet vetura është i detyruar në afat prej 60 minutash pas vendosjes së fletëurdhëresës nga subjekti kompetent të kërkojë realizimin e debllokimit të automjetit, dhe ti kompensojë harxhimet për vendosjen e mjetit për bllokim.
Nëse në afatin e paraparë nuk kërkohet debllokim i automjetit, do të kryhet mënjanimi i automjetit me ngritjen dhe transportimin me automjetin special-marimanga, për të cilën paguhet kompensim shtesë prej 1.500 denarë. Iu bëhet apel të gjithë qytetarët t’i respektojnë rregullat e parkimit në vendet e parapara për vendparkim, që të mos vijë deri te shfrytëzimi i bllokatorëve për shkak të parkimit të gabuar në trotuare, vendkalime per këmbësorë, rrethet qarkore dhe hapsira tjera publike.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *