Home / Lajme / Maqedoni / Mospasja e qasjes dhe e vendeve për pirje të ujit ende problem për shfrytëzimin e kullosave të Maqedonisë

Mospasja e qasjes dhe e vendeve për pirje të ujit ende problem për shfrytëzimin e kullosave të Maqedonisë

1 gusht-Për dallim nga Maqedonia ku kullosat jepen nën koncesion, në Shqipëri, siç tha Valbona Ylli nga Shoqata nacionale për blegtori, tani më ka filluar procesi me të cilin ata kalojnë në pronësi dhe menaxhim të komunave. “Pushtetit lokal do të vendos për mënyrën e eksploatimit të tyre, ndërsa qëllimi është që të jenë më afër fermerëve”, theksoi Yll

Maqedonia disponon me 600.000 hektarë kullosa, nga të cilat pothuajse 80 për qind janë të shfrytëzuara. Por, mosqasja deri aty sidomos në rrethinën e Dibrës, Gostivarit dhe Tetovës, si dhe mospasja e vendeve për pirje të ujit të bagëtive, ende janë problemet kyçe për shkak të të cilave eksploatimi është joracional, u theksua në takimin e sotëm të fermerëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë në Ndërmarrjen publike për ekonomizim me kullosat.

Takimin e organizoi Federata e fermerëve të Republikës së Maqedonisë (FFRM).

“Problemi më i madh me kullosat tona është mospasja e kullosave. Sidomos kritike janë rajonet e Dibrës, Gostivarit dhe Tetovës”, deklaroi Ilmije Vllasaku, drejtoreshë e Ndërmarrjes publike.

Sipas FFRM, për shfrytëzim adekuat dhe maksimal të kullosave duhet të respektohen marrëveshjet e lidhura. Në të kundërtën, duhet të ketë dënime rigoroze.

Për dallim nga Maqedonia ku kullosat jepen nën koncesion, në Shqipëri, siç tha Valbona Ylli nga Shoqata nacionale për blegtori, tani më ka filluar procesi me të cilin ata kalojnë në pronësi dhe menaxhim të komunave. “Pushtetit lokal do të vendos për mënyrën e eksploatimit të tyre, ndërsa qëllimi është që të jenë më afër fermerëve”, theksoi Ylli.

Fermerët në takim biseduan për më shumë tema aktuale në blegtori dhe për realizimin e projektit të përbashkët në drejtim të rritjes së fondit të kafshëve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *