Home / Lajme / Maqedoni / MPPS: Dy ditët e ardhshëm të shmanget puna në hapësira të hapura prej orës 11 deri në orën 17

MPPS: Dy ditët e ardhshëm të shmanget puna në hapësira të hapura prej orës 11 deri në orën 17

7 gusht-Duke i pasur parasysh temperaturat e larta, si dhe indeksin e rrezatimit UV, Ministria paralajmëron se mund të vijë deri te rrezikimi i jetës dhe shëndetit të punëtorëve, pa dallim nëse bëhet fjalë për sektor privat apo publik. Rekomandohet edhe ventilim adekuat i hapësirës së punës dhe sigurimi i strehimoreve ku të punësuarit mund të freskohen një periudhë të caktuar gjatë punës, pauza më të shpeshta dhe konsumimin e lëngjeve.

Për shkak të valës së ngrohtë dhe temperaturave të larta, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u rekomandon punëdhënësve në dy ditët e ardhshëm t’i mbrojnë punëtorët dhe t’i shmangen punëve në hapësira të hapura në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, gjegjësisht të vendoset punë në dy turne.

Duke i pasur parasysh temperaturat e larta, si dhe indeksin e rrezatimit UV, Ministria paralajmëron se mund të vijë deri te rrezikimi i jetës dhe shëndetit të punëtorëve, pa dallim nëse bëhet fjalë për sektor privat apo publik. Rekomandohet edhe ventilim adekuat i hapësirës së punës dhe sigurimi i strehimoreve ku të punësuarit mund të freskohen një periudhë të caktuar gjatë punës, pauza më të shpeshta dhe konsumimin e lëngjeve.

Në kopshtet për fëmijë, fëmijët të nxirren në shëtitje vetëm deri në orën 10 të mëngjesit, që të ofrohet ushqim i lehtë dhe më shumë lëngje dhe të mbrohen nga drita e drejtpërdrejt e diellit me rolete apo perde, ndërsa në shtëpitë e pleqve të ndërmerren masa për klimatizimin e hapësirave ose sigurimin e një hapësire të ftohtë, si dhe më shumë ushqim të lehtë dhe këshilla për marrjen e terapisë së rekomanduar në kohë nga mjeku.

“Deri te Qendrat për punë sociale rekomandohet bashkëpunim më i madh me njësitet e Kryqit të Kuq dhe Vetëqeverisjes lokale në qasje më aktive dhe ndihmesën e personave të moshuar të vetëm, personat e rrezikuar social dhe fëmijëve pa shtëpi”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Inspektorati shtetëror për punë, gjegjësisht inspektorët për siguri dhe shëndet gjatë punës do të jenë në kontrolle të përforcuara në terren që të shihet nëse punëdhënësit i mbështesin rekomandimet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *