Home / Sport / Murinjo: Çdo ekip tjetër përfundon i treti në Spanjë!

Murinjo: Çdo ekip tjetër përfundon i treti në Spanjë!

Zhoze Murinjo beson se çdo skuadër në botë do ta kishte shumë të vështirë të përfundonte para Real Madrid apo Barcelonës në kampionatin spanjoll.

Madrilenët fituan titullin kampion në sezonin e kaluar, duke arritur 100 pikë në kampionat, ndërsa shkuan deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Në gjysmëfinale u eliminua edhe Barcelona, që shpesh është cilësuar si një nga ekipet më të mira në histori. Për këtë arsye, Murinjo nuk ka dyshime se këto janë dy skuadrat më të forta në botë.
“Ajo që kam thënë gjithmonë është se çdo klub që shkon në kampionatin spanjoll, përfundon i treti”, tha ai për ESPN. “Nuk ka rëndësi nëse është Mançester Siti, Mançester Junajtid apo Çelsi. Ata përfundojnë të tretët pasi dy skuadrat më të mira në botë janë në të njëjtin kampionat, ndaj sigurisht që për të tjerët ka një diferencë të madhe”.
Rivaliteti mes dy gjigandëve spanjollë shihet edhe në atë mes yjeve të dy skuadrave, Kristano Ronaldo nga njëra anë dhe Lionel Mesi nga ana tjetër. Murinjo është i bindur se Mesi nuk duhet të fitojë përsëri “Topin e Artë”, pasi nuk ka arritur të fitojë asgjë në këtë sezon.
“Për mua, lojtari i sezonit duhet të shpallet futbollisti që ka fituar. Ronaldo ndihmoi skuadrën të fitonte diçka të rëndësishme dhe nuk mendoj që në historinë e “Topit të Artë” atë e ka fituar dikush që nuk ka fituar diçka të madhe. Si mund ta fitojë “Topin e Artë” Mesi pa fituar kampionatin spanjoll apo Ligën e Kampioneve?”, tha Murinjo.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *