Home / Sport / Murinjo fajëson anësorin – Vilanova: E urdhërojmë ne Valdesin të luajë me këmbë!

Murinjo fajëson anësorin – Vilanova: E urdhërojmë ne Valdesin të luajë me këmbë!

Trajneri i Real Madrid, Zhoze Murinjo, beson se anësori bëri një “gabim të madh” duke quajtur të rregullt golin e Pedro gjatë takimit të fituar 3-2 nga Barcelona në përballjen e parë të Superkupës së Spanjës në “Kamp Nou”. Tito Vilanova, trajneri i Barcelonës, ka mbrojtur portierin Viktor Valdes, falë gabimi të të cilit, Reali shkon më i qetë në ndeshjen e kthimit të Superkupës, pasi është mundur vetëm 3-2 në sfidën e parë në “Kamp Nou”. “Nuk çuditem që Murinjo flet përsëri për gjyqtarët. Por sipas meje, Klos Gomes, në përgjithësi e drejtoi mirë takimin”, tha Vilanova.

Trajneri i Real Madrid, Zhoze Murinjo, beson se vijërojtësi bëri një “gabim të madh” duke quajtur të rregullt golin e Pedro gjatë takimit të fituar 3-2 nga Barcelona në përballjen e parë të Superkupës së Spanjës në “Kamp Nou”.
Sulmuesi spanjoll shënoi golin e barazimit në minutën e 56-të të sfidës pasi më parë Kristiano Ronaldo kishte kaluar në avantazh madrilenët, por përsëritjet televizive treguan se ai ishte në pozicion jashtë loje në momentin e aksionit.
“Goli i parë i Barcelonës ishte një gabim i vijërojtësit dhe kjo është e padiskutueshme. Nuk dua të jem kritik ndaj disa vendimeve të marra në pjesën e parë të ndeshjes. Unë e di se për çfarë flas, por nuk dua të vazhdoj duke ua treguar këto gjëra të tjerëve”, tha Murinjo duke iu referuar gjykimit të Klos Gomez, gjyqtar të cilin e ka paragjykuar si një “armik personal” që në sezonin e kaluar.
“Nuk më pëlqeu pjesa e parë që zhvilluam ne, shpesh bëmë një lojë që nuk do të dëshironim ta bënim dhe Barcelona na rrezikoi duke u shfaqur shumë më superiore. Pas pushimit kemi bërë një lojë krejtësisht ndryshe”, tha trajneri i madrilenëve i cili iu përgjigj pyetjeve edhe për Kaka, duke bërë të qartë se për momentin nuk ishte një alternativë e vlefshme në planet e tij.
“Nëse do të më nevojiteshin të bëja ndryshime ofensive, kisha në stol Higuain e Di Maria, kisha Diarra e Granero për mesfushën dhe dy mbrojtës si Marcelo e Varane. Ndaj Kaka nuk bënte pjesë në planet e mia për t’u ulur në stol në këtë sfidë”, tha Murinjo, duke lënë të kuptohet se kjo situatë do të vazhdojë nëse braziliani nuk largohet sa më parë nga madrilenët.

Tito Vilanova, trajneri i Barcelonës, ka mbrojtur portierin Viktor Valdes, falë gabimi të të cilit, Reali shkon më i qetë në ndeshjen e kthimit të Superkupës, pasi është mundur vetëm 3-2 në sfidën e parë në “Kamp Nou”. Sipas teknikut katalanas, është vetë taktika e lojës së Barcelonës që topi të luhet me këmbë duke filluar nga portieri.
“Viktor ia kemi kërkuar ne një gjë të tillë për të filluar lojën me kombinime që nga ai. Do ta mbështetim që ai të vazhdojë të luajë me këmbë siç ka bërë më përpara. Të mos harrojmë se na ka ndihmuar në qindra raste me lojën e tij, një gabim është mëse i pranueshëm”.
“Nuk është mungesë fati, janë thjesht rrethana loje. Me rezultatin 3-1 gjithçka do të ishte më e thjeshtë por ne nuk do të ndryshojmë asnjëherë mentalitetin tonë. Një gjë të tillë ia kërkuam ne Valdes, nuk mund të luajmë mirë futboll nëse nuk e fillojmë nga portieri”.
“Di të them që kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi dominuar dhe kemi krijuar raste. Edhe rezultati deri tani flet në favorin tonë. Mos harroni që Madridi ka lojtarë të mirë dhe ka cilësi të shënojë gola edhe kur nuk krijon shumë raste para portës”, tha Vilanova, i cili më pas lëshoi një thumbim në adresë të Murinjos.
“Nuk çuditem që Murinjo flet përsëri për gjyqtarët. Por sipas meje, Klos Gomes, në përgjithësi e drejtoi mirë takimin”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *