Home / Sport / Murinjo kundërpërgjigjet ndaj Krujf

Murinjo kundërpërgjigjet ndaj Krujf

Trajneri i Real Madrid, Zhoze Murinjo, ka kundërsulmuar legjendën holandeze të Barcelonës, Johan Krujf, i cili kishte kritikuar madrilenët se kishin ndërtuar një skuadër ku nuk kishte hapësira për talentet e rritura vetë.

Trajneri portugez nuk ka ngurruar të sulmojë hapur Krujf dhe skuadrën e tij të ëndrrave të viteve 90, që dominoi në Spanjë dhe Evropë.
“A do të dëshiroja të kisha po aq lojtarë të akademisë sa Barcelona? Sa më shumë lojtarë të rinj që kam në skuadër, aq më mirë. Sa më shumë lojtarë nga akademia, aq më mirë”.
“Por më pëlqen mënyra se si e ndërtuat këtë pyetje. Një ditë më parë, foli një kampion Evrope i dalë nga akademia, i cili fitoi me lojtarë të dalë nga akademia e skuadrës së tij si Ronald Kuman, Hristo Stoiçkov, Romario dhe Majkëll Laudrup. Po, ata ishin lojtarë shumë të mirë të akademisë”, ishte komenti ironik i Murinjos që i ka kujtuar Krujf se suksesi i skuadrës së tij vinte kryesisht nga yjet e importuara nga skuadrat e tjera.,
Por trajneri nuk ka qenë polemik vetëm me Krujf, por edhe me gazetarët të cilët kanë kritikuar paraqitjen e mbrojtësit Fabio Koentrao në ndeshjen kundër Barcelonës.
“Ndeshja e fundit që Koentrao luajti ishte perfekte. Dhe kur them perfekte, e them se e mendoj një gjë të tillë. Ju mendoni se ai nuk u paraqit mirë, unë them të kundërtën. Në fund, është opinioni im ai që ka rëndësi”, u shpreh trajneri portugez i Realit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *