Home / Sport / Murinjo: Nuk ka më të mirë se Kedira!

Murinjo: Nuk ka më të mirë se Kedira!

Trajneri i Real Madrid, Zhoze Murinjo, i ka dalë në mbrojtje mesfushorit difensiv të skuadrës që drejton, Sami Kedira, duke deklaruar se ai është futbollisti më i mirë në këtë pozicion në botë.

Futbollisti i përfaqësueses gjermane iu bashkua madrilenëve në vitin 2010 dhe ka formuar një dyshe të jashtëzakonshme në mesfushën e Realit bashkë me Ksabi Alonso. Por Murinjo mendon se ai nuk vlerësohet sa duhet, bashkë me mbrojtësin e majtë Fabio Koentrao.
“Nuk kuptoj pse Kedira dhe Koentrao kritikohen kaq shumë në Spanjë. Kjo vjen për faktin se media është gjithmonë në kërkim për të shkruar diçka negative. Unë aktualisht nuk njoh asnjë lojtar që është më i mirë se Sami në rolin e tij”, tha Murinjo.
Trajneri portugez ka folur përsëri për situatën e Kaka, duke i cilësuar psikologjike të gjitha problemet e mesfushorit brazilian që ka dilema të mëdha rreth të ardhmes së tij dhe është përfolur shpesh për një kthim te Milan.
“Ai është një profesionist i jashtëzakonshëm por nuk të ndihmon kur nuk je në rregull psikologjikisht. Nëse vendos të qëndrojë, ai do të na ndihmojë ashtu siç bëri në sezonin e kaluar kur u dëmtuan Di Maria e Ozil dhe ai u kthye në organizatorin tonë. Por nëse vendos të largohet, do të respektojmë vendimin e tij”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *