Home / Sport / Murinjo: “Special”? Jo, më quani “i vetmi”!

Murinjo: “Special”? Jo, më quani “i vetmi”!

Zhoze Murinjo dëshiron gjithmonë që të flitet për të e si rrjedhojë bën gjithmonë bujë me deklaratat e tij. Këtë radhë, tekniku portugez i Real Madrid është shprehur se ka ardhur koha që nofka e tij, “Speciali”, që e mori gjatë periudhës kur drejtonte me sukses Çelsin në Angli, duhet ndryshuar në diçka më të përshtatshme në krahasim me arritjet e tij në skenën ndërkombëtare.

Në një intervistë të dhënë për televizionin portugez SIC, Murinjo ka shpjeguar se me vazhdimin e karrierës së tij është bërë një person më pak egoist, duke menduar tashmë më shumë për sukseset e të tjerëve dhe më pak për ato individualë.

“Fatmirësisht, për mua gjërat kanë ecur në rrugën e duhur. Tani jam më i përqendruar te të tjerët. Kënaqësia e fitores me Interin ishte tek shihja të kthehej te suksesi një klub që nuk kishte fituar për 50 vite. Kjo është ajo që më shtyn përpara, në vend të kërkimit të lavdisë dhe objektivave personalë”, tha trajneri portugez.

Por kjo ndjenjë altruizmi nuk ka fshehur dot mungesën e theksuar të modestisë së trajnerit që pretendon tashmë të ketë një nofkë ndryshe nga ajo me të cilën identifikohet nga tifozët në vende të ndryshme.

“Më pëlqeni apo jo, unë jam i vetmi që kam fituar tre kampionatet më të rëndësishëm në botë. Ndaj në vend të “Speciali”, njerëzit duhet të më thërrasin “i vetmi””, deklaroi Murinjo i cili nofkën e parë ia ka vënë vetes, në konferencën për shtyp të prezantimit të tij te Çelsi në vitin 2004.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *