Home / Lajme / Maqedoni / Musa Xhaferi: Marrëveshja e Ohrit, investimi më i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e vendit

Musa Xhaferi: Marrëveshja e Ohrit, investimi më i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e vendit

14 gusht-Në pritjen e mbrëmshme nuk kanë qenë të pranishëm asnjë përfaqësues nga partitë politike shqiptare.Marrëveshja e Ohrit ishte dhe do të mbetet investimi më i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e vendit tonë, investim i cili jo vetëm që çoi në ndërprerjen e konfliktit, por edhe i ndërtoi themelet e një shoqërie të re dhe më të mirë për të gjithë që jetojnë në Republikën e Maqedonisë, deklaroi mbrëmë zëvendëskryeminsitri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi gjatë solemnitetit me rastin e njëmbëdhjetëvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Marrëveshja e Ohrit ishte dhe do të mbetet investimi më i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e vendit tonë, investim i cili jo vetëm që çoi në ndërprerjen e konfliktit, por edhe i ndërtoi themelet e një shoqërie të re dhe më të mirë për të gjithë që jetojnë në Republikën e Maqedonisë, deklaroi mbrëmë zëvendëskryeminsitri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi gjatë solemnitetit me rastin e njëmbëdhjetëvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Kompromisi i arritur para 11 viteve është bazë e bashkëjetesës, garancës dhe përparimit të shoqërisë sonë. Për këtë arsye, treguesi thelbësor se Marrëveshja e Ohrit e ka përmbushur qëllimin e vet kryesor është anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE. U dërgojmë porosi të gjithë faktorëve, si vendorëve, ashtu edhe atyre ndërkombëtarë, për një partneritet të bashkuar në drejtim të përmbushjes së këtij qëllimi”, theksoi Xhaferi.

Konstatim i përbashkët është, konsideron ai, se Marrëveshja e Ohrit është më tepër se marrëveshje dhe dokument. Në thelb, ajo, siç tha Xhaferi, është proces i cili filloi pas vitit 2001 dhe i cili do të zgjasë dhe do të vazhdojë të ekzistojë edhe më tej. “Ai është proces i demokratizimit të shoqërisë në Republikën e Maqedonisë, demokratizimit si vlerë themelore e vendeve të zhvilluara dhe si parakusht për vazhdimin e proceseve eurointergruese në Republikën e Maqedonisë. Mu për atë arsye, ky proces nuk është i përfunduar, sepse demokratizimi i shoqërisë nuk ka kufij”, tha zëvendëskryeminsitri Xhaferi.

Marrëveshja e Ohrit është marrëveshje për ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë, e cila sipas Xhaferit, në esencën e vet e eliminon diskriminimin, përdorimin e dhunës dhe ndarjen etnike dhe territoriale dhe njëkohësisht i promovon vlerat më të larta ndërkombëtare – tolerancën, bashkëjetesën dhe barabarësinë ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike. Madhështia e Marrëveshjes së Ohrit, theksoi ai, është në prioritetin kulmor: garanca dhe mbrojtje e identitetit etnik, përkatësisht mbrojtje e interesit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë pa dallim të përkatësisë së tyre etnike.

“Njëmbëdhjetë vite me radhë Maqedonia ishte dhe mbetet e përcaktuar drejt zbatimit të marrëveshjes me ndihmë pa rezervë dhe mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo marrëveshje e ndryshoi qasjen e të gjithë faktorëve relevantë drejt sfidave shoqërore – tashmë decentralizimi i pushtetit, promovimi dhe respektimi i ndërsjelltë i kulturës, identitetit dhe traditës së bashkësive të dnryshme etnike në Republikën e Maqedonisë, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i bashkësive etnike në institucione janë shtyllat më të rëndësishme të shoqërisë së re të Republikës së Maqedonisë”, theksoi zëvendëskryeministri Musa Xhaferi.

Në pritjen solemne në Muzeun e arteve bashkëkohore morën pjesë kryteari i BDI-së Ali Ahmeti, zëvendëskryeministrja për çështje evropiane, Teuta Arifi, zëvendëskryeminsitri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, i Drejtësisë, Blerim Bexheti, i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, deputetë aktual dhe të mëparshëm, përfaqësues të VMRO-DPMNE-së e LSDM-së, si dhe përfaqësues të korit diplomatik dhe të sektorit joqeveritar.

Marrëveshja e Ohrit, me të cilën iu vu fundi konfliktit në Maqedoni, u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001 në në rezidencën e atëhershme presidenciale në Vodno, nga ana e presidentit të atëhershëm të Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, ish-liderit të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër Lubço Georgievski, liderëve të LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së Imer Imeri dhe PDSH-së Arbën Xhaferi. Nënshkrues të marrëveshjes, në cilësi të garantuesve, janë edhe përfaqësuesit e posaçëm të BE-së dhe të SHBA-së, Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju, të cilët morën pjesë në bisedimet.

Në pritjen e mbrëmshme nuk kanë qenë të pranishëm asnjë përfaqësues nga partitë politike shqiptare

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *