Home / Lajme / Maqedoni / Ndahen 78 certifikata për menaxhim me mbeturinat

Ndahen 78 certifikata për menaxhim me mbeturinat

21 gusht-
“Fillimisht konstatohet gjendja faktike, e më pas me organet kompetente, ndërmarrjet publike dhe komunat, kërkohet pastrim. Nëse nuk respektohet afati për dislokimin apo largimin e mbeturinave në deponi me licencë, vijojnë dënime” sqaroi Ademi.

Gjithsej 78 persona sot morën certifikata për menaxhim me mbeturinat. Prej 88-të të paraqitur në shpalljen, certifikata morën kandidatët që e kaluan provimin profesional dhe i plotësuan kriteret e kërkuara.

Siç deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi para ndarjes së certifikatave, kjo është gjenerata e tretë e menaxhuesve me mbeturinat.

“Sipas Ligjit për mbeturina, çdo kompani patjetër duhet të ketë të punësuar menaxhues me mbeturinat apo person të angazhuar për këtë veprimtari. Kjo është praktikë evropiane që zbatohet edhe te ne” tha Ademi.

Obligim i menaxhuesve të ardhshëm me mbeturinat është përpilimi dhe zbatimi i i programit vjetor për persona juridik, ndjekjen e rrjedhës së situatës në menaxhimin me mbeturinat, marrjen e masave dhe aktiviteteve për uljen dhe largimin e mbeturinave të krijuara, përpilimin e raporteve për fatkeqësi më të mëdha apo havari të cilat mund të krijohen gjatë veprimit me mbeturinat, informimi për rrezik të mundur të mjedisit jetësor, jetën dhe shëndetin e njerëzve që është rezultat i prodhimit, trajtimit, përpunimit dhe largimit të mbeturinave, propozimin e masave konkrete për veprim të drejtë me mbeturinat, si dhe kontrollin e llojit dhe sasisë të mbeturinave që krijohet, përpunohet dhe largohet.

Duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ministri Ademi theksoi se inspektorët vazhdimisht e ndjekin situatën me mbeturinat në terren dhe i kontrollojnë depot, duke përfshitë edhe “Vardarishten” dhe lokacionin në Tetovë, me ç’rast marrin masa të duhura.

“Fillimisht konstatohet gjendja faktike, e më pas me organet kompetente, ndërmarrjet publike dhe komunat, kërkohet pastrim. Nëse nuk respektohet afati për dislokimin apo largimin e mbeturinave në deponi me licencë, vijojnë dënime” sqaroi Ademi.

Në vijim është, informon, edhe procedura për koncesionim të deponisë në Rusiono, Gostivar, e cila e mbulon rajonin e Pollogut.

“Mbetet të tejkalohen punët pronësore-juridike për lokacionin dhe të publikohet faza e fundit në të cilin presin paraqitjen e më shumë se pesë kompanive për menaxhim me gjitha mbeturinat në Pollog. Qëndrimi ynë është që kjo çështje të zgjidhet në rajone sepse nuk mundet menaxhimi me mbeturinat të zgjidhet në nivel të një komune. Shpresoj se deri në fund të vitit do të ketë koncesioner i cili do të angazhohet ta zgjidhë problemin” theksoi Ademi.

Në fazë më të avancuar, shtoi, është zgjidhja e menaxhimit me mbeturinat në rajonin juglindor ku zhvillohen negociata me një kompani austriake. Për një muaj pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjes i cili do të jetë i pari i këtij lloji në Maqedoni

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *