Home / Lajme / Maqedoni / Ndryshime në Vendimin qeveritar për ndarje të banesave sociale

Ndryshime në Vendimin qeveritar për ndarje të banesave sociale

7 gusht-Me ndryshimet mundësohet për padi për ngirjtes së kontestit administrativ e parashtruar kundër vendimeve për ndarje të banesave sociale, në pajtim me Ligjin për gjyqet, të veprojë Gjykata Administrative.

Qeveria miratoi ndryshime në Vendimin për ndarje të banesave sociale si dhe kushtet për shfrytëzimin e tyre të ndërtuara me Programin për ndërtim dhe mirëmbajtje të banesave në pronësi të Republikës së Maqedonisë, njoftoi sot Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Me ndryshimet mundësohet për padi për ngirjtes së kontestit administrativ e parashtruar kundër vendimeve për ndarje të banesave sociale, në pajtim me Ligjin për gjyqet, të veprojë Gjykata Administrative.

Gjithashtu është bërë ndryshim me të cilin mundësohet që për personat e verbër shfrytëzues të ndihmës sociale ose ndihmës së përhershme në të holla të ndahen deri në 10 për qind nga numri i përgjithshëm i banesave.

Në kuadër të projektit për ndërtim të banesave për persona në rrezik social dhe grupet e tjera të rrezikuara janë ndarë dhe janë të banuara 208 banesa për grupet e qytetarëve të rrezikuar social në Ohër, Kërçovë, Koçan, Kavadar dhe Kriva Pallankë. Ka përfunduar ndërtimi i edhe një objekti në Manastir me 78 banesa dhe një objekt në Shtip me 91 banesa, ndërsa në ndërtim është një objekt me 51 banesa në Berovë.

Në pajtim me Vendimin qeveritar për banesa sociale nga Programi për ndërtim dhe mirëmbajtje të banesave në pronësi të shtetit u ndahen grupeve të rrezikuara sociale: fëmijë pa prindër pse përkujdesje prindërore – persona mbi 18 vjeç të cilët deri në vitin e tyre të ttetëmbëdhjetë kanë qenë në vendosur në institucione dhe forma tjera të përkujdesjes për fëmijë pa prindër, shfrytëzues të ndihmës sociale pse ndihmës së përhershme në të holla, persona të goditur nga fatkeqësi elementare – natyrore pa dallim të statusit juridik të vendbanimeve të tyre të përheshme (primare), persona me invaliditet dhe persona të cilëve u nevojitet ndihmë dhe përkujdesje nga person tjetër dhe familje me persona të invalidizuar, persona pjesëtarë të bashkësisë rome në mënyrë sociale të rrezikuar, prindër vetëmbajtës me fëmijë minorentë dhe persona të verbër shfrytëzues të ndihmës sociale ose ndihmës së përhershme në të holla

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *