Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë hapet fabrikë e re me fonde të masave anti-krizë

Në Tetovë hapet fabrikë e re me fonde të masave anti-krizë

10 gusht-Saraçini pas vizitës që i bëri objektit deklaroi se edhe në kohë të krizës ekonomike qeveria dhe Ministria e ekonomisë u ndihmojnë kompanive që të vazhdojnë me prodhim dhe zhvillim, që do të thotë të investojnë dhe të hapin vende të reja pune.

Ministri i ekonomisë Valon Saraçini sot vizitoi Fabrikën e miellit ‘Alb mill’ në Tetovë, biznes i ri ky që starton me kredi të marrë nga linja kreditore e Fondit të posaçëm kreditor (FPK) të cilin Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë përmes Bankës së Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit (BMPZ), dhe në kuadër të pakos së katërt të masave anti-krizë ua ndan kompanive tregtare mikro, të vogla dhe të mesme.

Saraçini pas vizitës që i bëri objektit deklaroi se edhe në kohë të krizës ekonomike qeveria dhe Ministria e ekonomisë u ndihmojnë kompanive që të vazhdojnë me prodhim dhe zhvillim, që do të thotë të investojnë dhe të hapin vende të reja pune.

‘Qëllimi i vizitës sime këtu në Tetovë ishte që në teren të shoh se si zbatohen masat anti-krizë, sidomos nga pakoja e katërt që ka për qëllim përkrahje kreditore të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme. Kreditë janë në vlerë deri 300 mijë euro, me shkallë të ulët interesi deri në 8 për qind, me grejs periudhë 12 muajshe dhe me afat 8 vjeçar servisimi. Gjithsej janë realizuar 30 kredi, prej të cilave 6 vetëm në Tetovë, 8 në Shkup, 2 në Gostivar, 2 në Kumanovë, nga një në Kërçovë, Strugë, Manastir, dhe Prilep e në vende tjera’, deklaroi ministri Saraçini.

Pronari i fabrikës Xhelal Halili, tha se përskaj dëshirës që të hap biznes të ri, e kishte të pamundshme për shkak të mungesës së mjeteve, vetëm përmes kredisë arrita të realizoj projektin që me vite të tëra planifikoj ta realizoj, tha Halili.

‘Kjo ndihmë me erdhi në momentin kur kasha nevojë më së shumti, aplikova në bankë dhe për 12 ditë morra kredinë prej 9.2 milion denarëve, me të cilat arrita që ta përfundoj në tërësi Fabrikën’, tha pronari i Fabrikës ‘Alb-mill’ Xhelal Halili.

Numri një i Odës ekonomike të Maqedoni veri-perëndimore Menderes Kuçi deklaroi se fabrika më e re në Tetovë është rezultat i efekteve që po japin masat anti-krizë, ndërsa u apeloi bankave komerciale që të thjeshtëzojnë procedurat e dhënies së kredive.

‘Apeloj deri te bankat komerciale që miratimin për dhënien e kredive ta bazojnë në projektet e investuesve dhe të mos koncentrohen vetëm në hipotekat dhe garancitë që kërkojnë nga biznesmenët, të kenë më shumë besim tek biznesmenët’ deklaroi Kuçi.

Drejtoresha e Bankës TKK, Natalija Aleksova tha se kjo kredi është e 12 që ka aprovuar banka e saj, duke premtuar se do të vazhdojnë të përkrahin projektet që premtojnë sukses, siç është kjo fabrikë.

Ministri Saraçini u bëri apel të gjithë sipërmarrësve që kanë ide dhe iniciativë të aplikojnë me projektet e tyre edhe në linjën kreditore prej 100 milion eurosh që është siguruar nga Banka evropaine e investimeve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *