Home / Lajme / Maqedoni / Në universitetet shtetërore 28.988 vende të lira për vitin akademik 2012/2013

Në universitetet shtetërore 28.988 vende të lira për vitin akademik 2012/2013

12 gusht-Në Universitetin për shkenca informatike dhe teknologji “Shën Apostull Pali” në Ohët ka 300 vende të lira, prej të cilëve 220 për studentët e rregullt në kuotën shtetërore dhe 80 vende të lira për kuotën studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve.

Në pesë universitetet shtetërore në Maqedoni ka gjithsej 28.988 vende të lira për studentët e ardhshëm, të cilët do të regjistrohen në vitin e parë akademik 2012/2013, informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Për studentët e rregullt në kuotën shtetërore janë siguruar 17.371 vende, 7.805 janë për kuotën studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 3.812 vende të lira ka për studentë me korrespodencë.

Në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup ka 12.251 vende të lira, prej të cilëve 6.904 për studentët e rregullt në kuotën shtetërore, 3.931 janë për kuotën studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 1.416 vende të lira për studentë me korrespodencë. Afati i parë regjistrues në Universitetin e Shkupit është më 16 dhe 17 gusht, i dyti më 3 dhe 4 shtator dhe i treti më 17 shtator.

Në Universitetin shtetëror të Tetovës ka 5.170 vende të lira, prej të cilëve 3.445 për studentë të rregullt në kuotën shtetërore, 1.280 janë për kuotën studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 445 vende të lira ka për studentë me korrespodencë.

Afati i parë regjistrues në USHT është prej 21 deri 24 gusht, i dyti prej 5 deri 7 shtator dhe i treti prej 17 shtator deri 21 shtator.

Në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir ka 4.058 vende të lira, prej të cilëve 2.085 për studentët e rregullt në kuotën shtetërore, 1.329 janë për kuotën studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 644 vende të lira për studentë me korrespodencë.

Afati i parë regjistrues në Universitetin e Manastirit është më 16 dhe 17 gusht, i dyti më 3 dhe 4 shtator dhe i treti më 17 shtator.

Në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip ka 7.209 vende të lira, prej të cilëve 4.717 për studentët e rregullt në kuotën shtetërore, 1.185 janë për kuotën studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 1.307 vende të lira për studentë me korrespodencë.

Afati i parë regjistrues në Universitetin e Shtipit është më 15 dhe 15 gusht, i dyti më 3 dhe 4 shtator dhe i treti më 14 shtator.

Në Universitetin për shkenca informatike dhe teknologji “Shën Apostull Pali” në Ohët ka 300 vende të lira, prej të cilëve 220 për studentët e rregullt në kuotën shtetërore dhe 80 vende të lira për kuotën studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve.

Afati i parë regjistrues në këtë universitetin është më 16 dhe 17 gusht, i dyti më 3 dhe 4 shtator dhe i treti më 15 shtator.

Informata më të hollësishme për dokumentet e nevojshme dhe vendin për parashtrimin e tyre, për afatet për regjistrim dhe për kriteret dhe kushtet për regjistrim të programeve studentore mund të merren në fakultet, respektivisht universitetin ku studentët dëshirojnëta vazhdojnë arsimin e tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *