Home / Lajme / Maqedoni / Në USHT filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve në vitin akademik 2012/2013

Në USHT filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve në vitin akademik 2012/2013

21 gusht-Sipas tij, pritet që edhe këtë vit të arrihen parashikimet lidhur me plotësimin e vendeve të publikuara në Konkursin e këtij viti. Ndërkohë, në fakultetet dhe programet studimore në të cilat edhe pas afatit të parë të regjistrimit do të mbeten vende të paplotësuara, do të organizohet edhe afati i dytë dhe i tretë i regjistrimit, si dhe do të përcaktohet numri dhe kriteret për regjistrim në bazë të konkursit plotësues për studimet deridiplomike.

– Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti, i shoqëruar edhe nga të gjithë prorektorët e USHT-së, D Fehari Ramadani, Prorektor për arsim, Arbër Çeliku, Prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar, Serafim Tomovski, Prorektor për financa dhe Sekretari i përgjithshëm i USHT-së, Adem Beadini, në takimin e sotëm me gazetarët, e njoftoi opinionin e gjerë për fillimin e afatit të parë të regjistrimit, në studimet deridiplomike, për vitin akademik 2012/2013, në të gjitha fakultetet dhe studimet e disperzuara të USHT-së.

Sipas Rektorit, afati i parë i regjistrimit zhvillohet sipas planit të Komisionit Qendror për regjistrim.

“Afati i parë i regjistrimit zhvillohet sipas planit të Komisionit Qendror për regjistrim, administrata e fakulteteve ka bërë përgatitjet e duhura që ky proces të rrjedh në mënyrë efikase, si në Tetovë ashtu edhe në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, në Gostivar, Fakultetin e Administrimit të Biznesit, në Kumanovë, si dhe në studimet e disperzuara në Dibër, Strugë, Kërçovë dhe qytetin e Shkupit. USHT, në vitin akademik 2012/2013 në të gjitha fakultetet dhe programet studimore do të pranojë 5170 studentë të rinj, prej tyre të rregullt me kuotë shtetërore 3445 studentë, të rregullt me vetëfinancim 1280 studentë dhe me korrespondencë 445 studentë”, tha mes tjerash, rektori i USHT-së, Vullnet Ameti.

Sipas tij, pritet që edhe këtë vit të arrihen parashikimet lidhur me plotësimin e vendeve të publikuara në Konkursin e këtij viti. Ndërkohë, në fakultetet dhe programet studimore në të cilat edhe pas afatit të parë të regjistrimit do të mbeten vende të paplotësuara, do të organizohet edhe afati i dytë dhe i tretë i regjistrimit, si dhe do të përcaktohet numri dhe kriteret për regjistrim në bazë të konkursit plotësues për studimet deridiplomike.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *