Home / Lajme / Maqedoni / Në Vrapçisht filloi ndërtimi i stacionit filtrues për ujësjellësin lokal

Në Vrapçisht filloi ndërtimi i stacionit filtrues për ujësjellësin lokal

11 gusht-“Në këtë mënyrë, konsideroj se përveç se do të sigurojmë ujë cilësor dhe të pastër, do të ndikojmë edhe në mbrojtjen e shëndetit të banorëve nga fshtrat Zubovc, Galate dhe Vrapçisht”, tha ministri Ademi.

Në fshatin Vrapçisht në Gostivar sot u shënua fillimi i ndërtimit të objektit për stacionin filtrues të sistemit për furnizim të ujit, në prani të zëvendëskryeministrit i obliguar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi dhe ministrit të Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi.

Sipas Ademit, projekti do të ndihmohet edhe nga Ministria e Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, për çka nga Buxheti për këtë vit veçmë janë ndarë gjashtë milionë denarë.

“Në këtë mënyrë, konsideroj se përveç se do të sigurojmë ujë cilësor dhe të pastër, do të ndikojmë edhe në mbrojtjen e shëndetit të banorëve nga fshtrat Zubovc, Galate dhe Vrapçisht”, tha ministri Ademi.

Ndërtimi i stacionit filstrues do të kushtojë rreth 17 milionë denarë. Në të do të instalohen filtra automatikë me dy shtresa, ndërsa kapaciteti do të jetë 30 litra në sekondë. Në investimin me financa të veta merr pjesë edhe komuna e Vrapçishtit.

Nga ujësjellësi në Vrapçisht me ujë për pije furnizohen rreth shtatë mijë banorë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *