Home / Sport / Neimar, në janar drejt Barçës!

Neimar, në janar drejt Barçës!

Neimar dëshiron të firmosë për Barcelonën në muajin dhjetor, sapo të përfundojë kampionati brazilian i futbollit dhe të hapët merkatoja e lojtarëve në Evropë.

“Mundo Deportivo” ka dhënë lajmin e bujshëm se lojtari u ka pranuar miqve që ëndrra e tij është të kthehet në Brazil me medaljen e artë olimpike dhe t’ua tregojë atë tifozëve të Santos. Më pas, ai do të ndihmojë skuadrën të ngjitet në kreun e klasifikimit, pasi aktualisht është shumë pranë zonës së rënies nga kategoria dhe në fund të këtij viti, të udhëtojë përfundimisht drejt Evropës pasi ndjehet i gatshëm për të filluar aventurën e tij te Barça.

Sipas gazetës spanjolle, futbollisti ka folur shumë me brazilianin Pato rreth eksperiencës së transferimit në Evropë në një moshë të re. Lojtari i Milan i ka shpjeguar se futbolli në Evropë është krejtësisht ndryshe, luhet me një shpejtësi tjetër nga ai me të cilën Neimar është mësuar në Brazil, shumë më taktik dhe që mbrojtësit janë shumë më të rreptë. Por ai i ka bërë të qartë se Neimar me cilësinë që ka, nuk dot a kishte problem të ambientohej menjëherë në radhët e një klubi të madh si Barcelona.

Vetë lojtari nuk dëshiron të transferohet për çështje parash, pasi aktualisht është ndër 10 më të paguarit në botë, për shkak të rrogës që merr te Santos dhe sponsorëve të ndryshëm të ekipit që e kanë mbulua në para që në moshë të re.

Por ai beson se për t’u bërë më i miri duhet të udhëtojë drejt Evropës dhe klubi i tij i preferuar vazhdon të jetë Barcelona, ku ëndërron të luajë përkrah Lionel Mesit.

Për momentin, Barcelona ka planifikuar që të bëjë sulmin për futbollistin gjatë verës së ardhshme, por nëse lojtari do të dëshirojë të transferohet më shpejt, drejtuesit e katalanasve nuk kanë vënë një limit për blerjen e tij, duke qenë të sigurt se me Neimar në skuadër, do të bëhen një ekip edhe më i fortë dhe dominues në arenën kombëtare e ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *