Home / Sport / Nexhat Shabani ndihmës në kombëtare

Nexhat Shabani ndihmës në kombëtare

“Po mund të konfirmoj se edhe zyrtarisht jam pjesë e stafit të ri teknik të ekipit kombëtar. Për mua ky post është nder dhe kënaqësi dhe premtoj se do të bëj punën me përkushtim maksima, duke tentuar që të jap kontributin tim në përfshirjen e futbollistëve shqiptar në kombëtare. Besoj në suksese dhe në përmirësim të situatës aktuale të futbollit në Maqedoni. Me këtë rast dua që të drejtoi një falemenderim të madh të gjithë atyre që më mbështetën mua në vendimin për tu emëruar në postin e ndihmës trajnerit të përfaqësueses së Maqedonisë”, u shpreh Nexhat Shabani.

Pas emërimit të Çede Janevskit në postin e seleksionuesit të kombëtares së Maqedonisë, drejtuesit e FFM-së kanë vendosur që njëri prej ndihmësve të tij të jetë Nexhat Shabani. Tekniku shkupjan është trajner i lirë, pasi në fund të sezonit të kaluar u nda me Shkëndijën e Tetovës, me të cilët po arrinte rezultate pozitive. “Po mund të konfirmoj se edhe zyrtarisht jam pjesë e stafit të ri teknik të ekipit kombëtar. Për mua ky post është nder dhe kënaqësi dhe premtoj se do të bëj punën me përkushtim maksima, duke tentuar që të jap kontributin tim në përfshirjen e futbollistëve shqiptar në kombëtare. Besoj në suksese dhe në përmirësim të situatës aktuale të futbollit në Maqedoni. Me këtë rast dua që të drejtoi një falemenderim të madh të gjithë atyre që më mbështetën mua në vendimin për tu emëruar në postin e ndihmës trajnerit të përfaqësueses së Maqedonisë”, u shpreh Nexhat Shabani. Për trajnerin shkupjan, kjo është hera e dytë që ulet në këtë post, pasi paraprakisht ishte ndihmës-trajner në kombëtare, në kohën kur seleksionues ishte Mirsad Jonuz. Ndërkohë përveç Shkëndijës së Tetovës, Shabani ka punuar si trajner edhe te Renova, Bashkimi i Kumanovës dhe Vëllazërimi i Kërçovës dhe Slloga Jugomagnati (tani KF Shkupi), ndërsa një kohë ishte drejtor sportiv i kësaj skuadre. Emërimi i Shabanit në postin e ndihmës trajnerit në kombëtaren e Maqedonisë, nënkupton se nga ky post largohet Ibrahim Osmani, i cili deri tani ishte pjesë e stafit teknik të tani më ish-seleksionuesit, Xhon Toshak.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *