Home / Sport / Nexhipi: “Dua titullin dhe Kupën me Shkëndijën”

Nexhipi: “Dua titullin dhe Kupën me Shkëndijën”

“Jam i kënaqur që i bashkëngjitem klubit të Shkëndijës. Besoj se me përvojën time dhe lojërat e mira, do e bëj që ky klub përsëri të fitoj Kampionatin e Maqedonisë dhe Kupën kuptohet”, paralajmëron Nexhipi, i cili shton se mezi pret të luajë para tifozëve të Shkëndijës, “Ballistëve”.

Prej të mërtën në seancat stërvitore të KF Shkëndija, është bashkuar edhe përforcimi i fundit Nderim Nexhipi. Mesfushori shkupjan u njofuta me bashkëlojtarët e tij të rinjë dhe menjëherë realizoi stërvitjen e parë me ekipin tetovar. Paraprakisht ai u prezantua para mediave, deri sa pas fotografimit zyrtar, ai dha intervistën e parë si futbollist ‘kuqezi’.

Nderim, tani më disa ditë në opinion flitej për ardhjen tuaj në Shkëndijë, ndërsa tani këto zëra konfirmohen.
Nderim Nexhipi:
“Ditë më parë kisha bisedime me udhëheqësinë e klubit dhe ramë dakord. Sot u oficializua çdo gjë. Jam i kënaqur që i bashkëngjitem klubit të Shkëndijës. Besoj se me përvojën time dhe lojërat e mira, do e bëj që ky klub përsëri të fitoj Kampionatin e Maqedonisë dhe Kupën kuptohet”.

Rreth pesë vite jashta Maqedonisë dhe më në fund përsëri ktheheni në Maqedoni. Sa jeni i kënaqur që jeni përsëri ‘në shtëpi’ dhe çka don të thotë për ju firmosja me Shkëndijën.
Nderim Nexhipi:
“Siç theksova më parë, kaluan afër pesë vite jashtë Maqedonisë dhe tash po kthehem në Maqedoni, këtu në një klub si Shkëndija, me tifoz të panumërt Ballistët. Të them të drejtën mezi pres që të kem lojën time të parë në stadiumin e qytetit në Tetovë, shpresoj që stadiumi do të jetë i mbushur me Ballistë dhe me tifozë të Shkëndijës. Pas një kohe të gjatë u ktheva në Maqedoni, normal si çdo futbollist kam ambicie të jap maksimumin këtu me Shkëndijën, me atë që jemi marrë vesh që nëse ndërkohë vjen ndonjë ofertë nga jashtë, atëherë klubi nuk do të më pengojë të largohem. Por tani mendoj për Shkëndijën dhe siç theksova kam dëshirë që ky klub përsëri të bëhet kampion dhe ta fitoj Kupën e Maqedonisë”.

Kur jeni larguar nga Maqedonia, shkuat si kampion me Rabotniçkin. Tani vini përsëri këtu dhe sigurisht se keni ambicie të mëdha?!
Nderim Nexhipi
: ”Poqëse kryesia nuk do të ishte ambicioze për të fituar titullin, ndoshta e kisha pranuar ofertë e ndoshta jo. Por kur dihet se ambiciet e klubit janë që përsëri të bëhet kampion, normal që unë si futbollist do të pranoj dhe me përvojën time do të jap maksimumin për Shkëndijën”.

Nderim një fakt interesant është se debutimin në futbollin profesionist e keni pasur pikërisht kundër Shkëndijës në vitin 2000. Sa e kujtoni këtë moment?
Nderim Nexhipi:
“Hëmmm, po, po, keni të drejtë. Tani kur më përmendët më kujtuat atë moment. Ka qenë ndeshja në Çair, Slloga Jugomagnat-Shkëndija dhe me sa kujtoj Shkëndija ka fituar 0:1 me një gol të Ismail Ismailit. Kam patur 16 vjet dhe prej asaj ndeshje kam nisur karrierën si senior dhe më pas kam patur një ecuri të gjatë, deri në këtë moment kur ja tani jam këtu në Shkëndijë”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *