Home / Lajme / Maqedoni / Ngushllime nga Kosova, Shqiperia e Kosova

Ngushllime nga Kosova, Shqiperia e Kosova

“Me këtë rast, në emrin tim personal dhe në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare, anëtarëve të familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, u shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të RDK-së, Rufi Osmani.

Mesazhe ngushëllimi me rastin e vdekjes së ish-liderit të PDSH-së dhe kryetar nderi i kësaj partie Arbër Xhaferi kanë shprehur liderë politikë e krerë shtetëror nga Tirana, Prishtina e Shkupi.

Me rastin e ndarjes nga jeta të kryetarit të nderit të PDSH-së Arbën Xhefri, kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov dërgoi telegram ngushëllimi deri te familja e tij.

“Arbën Xhaferi ishte politikan, i cili aktivitetin e tij të madh politik ia kushtoi ndërtimit të Republikës së Maqedonisë dhe i cili gjithmonë është angazhuar që çështjet e hapura të zgjidhen përmes bisedimeve dhe dialogut. Arbën Xhaferi do të kujtohet si politikan i sinqertë dhe i urtë”, shkruhet në telegramin e Trajanovit deri te familja Xhaferi

“Me keqardhje dhe pikëllim pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të politikanit Arbën Xhaferi. Në këto momente të dhimbjes për familjen Xhaferi, Rilindja Demokratike Kombëtare ndan pikëllimin me familjarët e të ndjerit duke vlerësuar se mungesa e tij në skenën politike shqiptare në Maqedoni do të jetë evidente”, thuhet mes tjerash në telegramin e ngushëllimit të RDK-së.

Arbën Xhaferin, shqiptarët gjithmonë do ta mbajnë mend si një politikan dhe njeri me ndikim në rrjedhat politike shqiptare në Maqedoni dhe më gjerë.

Sfidat e politikës shqiptare në Maqedoni që ishin motiv dhe përkushtim i angazhimit të Arbër Xhaferrit në politikë, janë sot po aq aktuale sa edhe në kohën kur Arbën Xhaferi u inkuadrua aktivisht në politikën shqiptare në Maqedoni.

“Me këtë rast, në emrin tim personal dhe në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare, anëtarëve të familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, u shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të RDK-së, Rufi Osmani.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Xhaferi, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, politikanit të njohur shqiptar, Arbën Xhaferi. “Intelektuali dhe politikani Arbën Xhaferi ka dhënë një kontribut të çmuar në skenën politike shqiptare e sidomos në krijimin dhe udhëheqjen e politikës së shqiptarëve në Maqedoni”, thuhet ne telegra,.

“Vdekja e tij do të lë boshllëk të madh jo vetëm për ju si familjarë dhe për bashkëpunëtorët e tij në subjektin politik që e themeloi dhe me të cilin qëndroi i lidhur gjithë këto vite, por edhe për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan qëndrimin e tij politik”, thuhet në telegramin e zonjës Jahjaga.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ia përcjellë ngushëllimet më të thella familjes Xhaferi, me rastin e ndarjes nga jeta z.Arbën Xhaferit.

Në ngushëllimin e AAK-së thuhet: “E nderuara Familje Xhaferi. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me dhimbje dhe pikëllim të thellë mori lajmin e vdekjes së hershme të Arbën Xhaferit, politikanit të shquar shqiptar dhe veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare. AAK i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Arbën Xhaferi ishte një personalitet i shquar i lëvizjes kombëtare i cili asnjëherë nuk u ndal në punën e tij për liri dhe pavarësi. Kujtimi për Arbënin do të mbetet i përjetshëm pasi që ai la pas një kontribut të pashlyer si në rrafshin kombëtar ashtu edhe në atë intelektual e politik Vdekja e z.Xhaferi është një goditje e rëndë për të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të punojnë me të

Presidenti, i Shqipërisë Bujar Nishani duke shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-liderit Xhaferi vlerësoi kontributet në shumë fusha të këtij personalitetit.

“Në këtë moment të dhimbshëm më lejoni që në emrin tim, të familjes sime dhe të bashkëkombasve të mi në Republikën e Shqipërisë t’ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e bashkëshortit dhe babait të dashur, dhe nëpërmjet jush politikanëve për humbjen e kolegut të tyre të vyer, gjithë bashkëqytetarëve të tij në Republikën e Maqedonisë për humbjen e një udhëheqësi vizionar. Arbën Xhaferri vuri në dispozicion idealet e tij për t’i shërbyer popullit, lirive njerëzore, demokracisë, bashkëjetesës, paqes dhe stabilitetit dhe gjithë arsenalin e tij shpirtëror dhe intelektual. Si një politikan vizionar ai përdori me mjeshtri dialogun dhe diplomacinë edhe në momentet kur paqja dukej më e pashpresë se kurrë. Me ikjen e tij, Arbën Xhaferri do të na mungojë të gjithëve, por ai lë pas një shembull dhe eksperiencë që do ta bëjnë të jetë gjithmonë i pranishëm mes nesh. Ndajmë me ju dhimbjen dhe hidhërimin e madh”, shkruhet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit Nishani.

Kryeministri, Sali Berisha ka përcjellë mesazhin e tij të ngushëllimit familjarëve dhe të afërmve për ndarjen nga jeta të ish-liderit, Arbën Xhaferi.

“Me ndarjen nga jeta të Arbën Xhaferit bota e mendimit dhe elita politike e kombit humben njërin prej personaliteteve më të shquara të dekadave të fundit, vlerat dhe kontributi thelbësor i të cilit në emancipimin kombëtar dhe shoqëror të kombit tonë janë një trashëgimi tejet e çmuar që meritojnë mirënjohje të thellë të të gjithë shqipëtarëve për sot dhe brezat që vijnë”, shkruan Berisha në mesazhin e tij. Por në këtë ngushëllim kreu i qeverisë shqiptare ka listuar një sërë vlerash të këtij personaliteti të shquar.

“Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë, pikëllimin e madh për njeriun tuaj të dashur, mikun tonë të çmuar, liderin, politikanin, parlamentarin, studiuesin që i përkushtoi jetën, mendjen dhe të gjithë energjitë e tij mbrotjes së lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor dhe kombëtar të shqipëtarve në Maqedoni dhe kudo në rajon. Në emër tim dhe të qeverisë shqiptare ju shpreh të gjithë ju ngushëllimet më të sinqerta. Lutem së bashku me ju që shpirti i madh i Arbën Xhaferit të gjejë paqen e merituar dhe vepra e tij e ndritur të frymëzojë shqiptarët për të shndërruar në realitet idealet e tij fisnike, njerëzore dhe kombëtare”, përfundon mesazhi i ngushëllimit i Kryeministrit Berisha.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet shpreh ngushëllimet e sinqerta për humbjen e patriotit, politikanit e publicistit te madh Arbën Xhaferi. “Humbja e njërit prej udhëheqësve më të palodhur të kombit shqiptar në tërësi e të shqiptarëve të Maqedonisë në veçanti përbën një moment zie në historinë moderne të kombit. Sot të gjithë zotohemi që të çojmë përpara idealet e Arbën Xhaferit për bashkim kombëtar si mënyra më e mirë për të respektuar kujtimin e tij”, shkruhet në mesazhin e ngushëllimit të PDIU-së.
Me rastin e ndarjes nga jeta të Arbër Xhaferit, rektori Prof.dr.Vullnet Ameti në emër të USHT-së i dërgoi telegram ngushëllimi familjes së Tij.

“Në këto momente të dhimbshme për Ju, më lejoni që në emrin tim, të mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve dhe studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës t’Ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e politikanit dhe intelektualit, Arbër Xhaferi. Ai vuri në dispozicion idealet dhe gjithë potencialin e tij intelektual dhe fizik në shërbim të popullit, të drejtave dhe lirive njerëzore, paqes dhe stabilitetit në vend. Ai përdori dialogun dhe diplomacinë edhe në momentet më të vështira në të cilat kaloi Republika e Maqedonisë. Me ndarjen nga jeta, Arbën Xhaferri ka lënë pas një shembull të mirë që do ta bëjë të kujtohet përherë mes nesh. E nderuar familje Xhaferi, ne ndajmë me Ju dhimbjen dhe hidhërimin e madh për humbjen e më të dashurit Tuaj”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Rektorit të USHT-së, Prof.dr.Vullnet Ameti dërguar familjes Xhaferi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *