Home / Lajme / Maqedoni / Nuk publikohen spiunët e vërtetë në Maqedoni

Nuk publikohen spiunët e vërtetë në Maqedoni

11 gusht-Komisioni deri tani ka publikuar mbi 25 emra dhe dosje të ish-funksionarëve dhe funksionarëve aktual shtetëror të cilët kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete, kryesisht UDB-së. Por në shumicën e dosjeve të tyre theksohet ndërprerja e bashkëpunimit mes tyre dhe shërbimeve sekrete, që shton dyshimet për mundësinë e manipulimeve nga ish-strukturat e organeve sekrete në Maqedoni dhe ish-Jugosllavi.

Një numër i madh i spiunëve të shërbimeve sekrete në Maqedoni nuk do të publikohen, për shkak se janë në interes shtetëror. Kjo bëhet e ditur nga burime të larta të sigurisë në Maqedoni, pasi që këto personalitete që mbajnë poste publike si deputet,

këshilltarë komunal dhe funksione tjera shtetërore janë në shërbim të interesave shtetërore të Maqedonisë dhe se edhe në të kaluarën kanë pasur misionin e tillë duke qenë në kategorinë e të mbrojturve.

Ish-ministri i brendshëm dhe deputeti aktual i koalicionit qeveritar, Pavle Trajanov ka deklaruar kohë më parë se nuk duhet të publikohen emrat dhe dosjet e atyre personaliteteve që kanë bashkëpunuar në shërbim të interesave shtetërore të Maqedonisë. Sipas tij, këto persona akoma janë në detyrën e tyre dhe kanë dhënë kontributin e tyre.

Dyshimet e tilla i konfirmojnë edhe eksponentë në radhët e opozitës shqiptare dhe ish të burgosur politik shqiptarë në Maqedoni, të cilët shprehin dyshime mbi transparencën e këtij procesi dhe mospublikimin e emrave dhe dosjeve të protagonistëve kryesor të njohur si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën dhe deri më tani.

Komisioni i Lustrimit nuk ka komentuar pohimet e tilla dhe dyshimet që vijnë lidhur me procesin e lustrimit dhe tendencat për fshehje.

Komisioni deri tani ka publikuar mbi 25 emra dhe dosje të ish-funksionarëve dhe funksionarëve aktual shtetëror të cilët kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete, kryesisht UDB-së. Por në shumicën e dosjeve të tyre theksohet ndërprerja e bashkëpunimit mes tyre dhe shërbimeve sekrete, që shton dyshimet për mundësinë e manipulimeve nga ish-strukturat e organeve sekrete në Maqedoni dhe ish-Jugosllavi.

Procesi i lustrimit përmes publikimit të emrave dhe dosjeve ka nxitur reagimin e opozitës. Dy partitë më të mëdha PDSH dhe LSDM kanë paralajmëruar mundësinë e tërheqjes së anëtarëve të tyre nga ky komision, për shkak të vërejtjeve për mostransparencë të procesit dhe dyshimet për një proces hakmarrës ndaj personaliteteve publike që janë kundër pushtetit aktual në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *