Home / Lajme / Maqedoni / Orar i ri i mbledhjes së mbeturinave

Orar i ri i mbledhjes së mbeturinave

27 gusht-“Apelojmë qytetarët që të kenë parasysh terminet kur do të bëhet mbledhja e mbeturinave dhe të mos parkojnë makinat e tyre në vendet ku janë të vendosura kontejnerët, sepse me parkimin e makinave para kontejnerëve pamundësohet puna normale e NPK “Tetova” për mbledhjen e mbeturinave. Të gjitha makinat që do të pengojnë bartjen e mbeturinave do të bllokohen dhe do t’u vendoset dënim në vlerën prej 1000 denarësh ” thuhet në njoftimin e lëshuar nga NPK-ja në Tetovë.

Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova-Tetovë” njofton qytetarët se nga java e ardhshme do të fillojë aplikimin e sistemit të ri të mbledhjes së mbeturinave, me futjen e orareve të reja për mbledhjen e tyre. Mbledhja e mbeturinave do të kryhet në dy termine kohore, edhe atë, në terminin e parë nga ora 6:00 e mëngjesit deri në ora 14:00 dhe në terminin e dytë nga ora 14:00 deri ora 22:00.

“Apelojmë qytetarët që të kenë parasysh terminet kur do të bëhet mbledhja e mbeturinave dhe të mos parkojnë makinat e tyre në vendet ku janë të vendosura kontejnerët, sepse me parkimin e makinave para kontejnerëve pamundësohet puna normale e NPK “Tetova” për mbledhjen e mbeturinave. Të gjitha makinat që do të pengojnë bartjen e mbeturinave do të bllokohen dhe do t’u vendoset dënim në vlerën prej 1000 denarësh. NPK “Tetova” kërkon mirëkuptim nga qytetarët që bashkërisht të vendosim standarde të reja të menaxhimit efikas të mbeturinave” thuhet në njoftimin e lëshuar nga NPK-ja në Tetovë.

Ndryshe, disa ditë me radhë, për shkak të grevës së punëtorëve hedhurinat nuk u grumbulloheshin, ndërsa menaxhimi me hedhurinat do të jetë nën kompetencë të firmës gjermane Heinkel.

Poashtu pritet që gjatë ditës së martë kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti të vizitojë vendin ku u krijua deponia e cila është pastruar tërësisht, kursze ishte shkak për shumë përplajse dhe akuzash ndaj pushtetit lokal në Tetovë. Ditë më parë në qytetin e Tetovës kanë filluarë të ndahen kontonjer të rinjë për mbëturina nga kompania Gjermane Hinkel.

Kjo kompani tani ështën duke menaxhuarë me mbeturinat në qytetin e Tetovës dhe nga ka ndarë rreth 190 kontajnier të rinj të cilët janë të cilësisë së lartë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *