Home / Sport / Osmani shpreson në suksese me Renovën

Osmani shpreson në suksese me Renovën

“Normal që jam i kënaqur me marëveshjen dhe kushtet që më ofruan drejtuesit e Renovës. Ekipin e njoh mirë, kemi qenë vazhdimisht pranë dhe për këtë nuk pres problem në adaptim. Menjëherë kemi nisur punën dhe shpresoj që të kemi bashkëpunim të suksesshëm, që nënkupton realizimi i objektivave të skuadrës, e ato janë kreu i tabelës dhe mbrojtja e titullit të Kupës së Maqedonisë”, deklaroi shefi i ri i stafit teknik të Renovës, Qatip Osmani.

Pasi të mërkurën ka arritur marrëveshje për bashkëpunim një-vjecar me drejtuesit e Renovës, trajneri Qatip Osmani të ejnten ka nisur punën me skuadrën e tij të re. Ish-trajneri i Shkëndijës nuk ka pushuar shumë nga detyra e trajnerit, pasi që pak ditë pasi ishte larguar nga tabori ‘kuqezi’ gjen punë disa metra më lartë, te ekipi fqinjë, Renova. Xhepcishtasit mbetën pa Vllatko Kostovin që u largua nga pankina e ‘gjipspunuesve’ dhe caku i tyre i parë ishte pikërisht Osmani. Tani kur marëveshja është firmosur dhe Osmani ka nisur punën te ekipi i tij i ri, tekniku tetovar sqaron ambiciet e tij. “Normal që jam i kënaqur me marëveshjen dhe kushtet që më ofruan drejtuesit e Renovës. Ekipin e njoh mirë, kemi qenë vazhdimisht pranë dhe për këtë nuk pres problem në adaptim. Menjëherë kemi nisur punën dhe shpresoj që të kemi bashkëpunim të suksesshëm, që nënkupton realizimi i objektivave të skuadrës, e ato janë kreu i tabelës dhe mbrojtja e titullit të Kupës së Maqedonisë”, deklaroi shefi i ri i stafit teknik të Renovës, Qatip Osmani, i cili do të debutojë të shtunën në derbin e qytetit kundër Teteksit. “Derbit lokal cdo herë bartin paqartësi në vete, ndërsa Teteksi tradicionalisht është ekip i papërshtatshëm. Ne do luajmë për fitore, për të lënë pas barazimin që kishte ekipi në javën e parë me Napredokun. Edhe Teteksi nisi me humbje në fushë te vet dhe sigurisht do të tentojnë kundër neve të rehabilitohen, mirëpo ne jemi të gatshëm për të mos lejuar dicka të tillë. Renova kërkon vetëm fitore dhe shpresoj që t’ia dalim me sukses” tha ‘Qato’, i cili shpreson që te xhepcishtasit të vazhdojë ecurinë e rezultateve pozitive si trajner, pasi që paraprakisht me Shkëndijën fillimisht fitoi titullin e kampionit në Ligën e Dytë dhe ngjiti ekipin në Ligën e Parë, ndërsa në vitin e parë të garave pas rrikthimit të ‘kuqezinjëve’ në elitë, arriti që të sigurojë titullin e kampionit. “Të gjithë e dijnë domethënien që ka Shkëndija për mua. Kam kaluar kohë të mirë edhe si lojtar, por edhe si trajner te kjo skuadër, ku thuajse kam kaluar gjithë karierën sportive. Mirëpo futbolli është i këtillë, ndarje ka ku të duash, ndërsa unë duhet të shikoj përpara. Renova është një faqe e re në karrierën time dhe shpresoj që të vazhdoj me sukseset që kam shënuar viteve të fundit si trajner”, përfundoi Qatip Osmani, i cili në stafin teknik do të ketë ndihmësit Bujar Osmanin, Dashmir Beharin dhe trajnerin e portierëve, Samet Zendelin.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *