Home / Lajme / Maqedoni / Pa viza për në Ukrainë

Pa viza për në Ukrainë

16 gusht-Sipas vendimit, shtetas të Republikës së Maqedonisë, të cilët do të qëndrojnë në Ukrainë deri në 90 ditë në afat prej 180 ditëve nga dita e hyrjes së parë, do të hyjnë në territorin e saj vetëm me dokument valid pa posedimin e vizave, ftesave, gjegjësisht dokumenteve të tjera, të parapara me Marrëveshjen bilaterale në fuqi për udhëtime të ndërsjella të qytetarëve.

ytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë në Ukrainë për qëndrim të shkurtër pa viza deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.
Vendimin për heqjen e vizave e solli pardje presidenti i Ukrainës, me dëshirë për zhvillimin dhe realizimin praktik të parimeve të partneritet të mirë fqinj midis Ukrainës dhe Republikës së Maqedonisë, intensifikimit të kontakteve bilaterale në të gjitha sferat e marrëdhënieve të ndërsjella dhe duke e konfirmuar qëllimin që të vazhdohet bashkëpunimi në sferën e liberalizimit të regjimit për udhëtime të ndërsjella të qytetarëve, kumtoi sot Ambasada e Ukrainës në Shkup.
Sipas vendimit, shtetas të Republikës së Maqedonisë, të cilët do të qëndrojnë në Ukrainë deri në 90 ditë në afat prej 180 ditëve nga dita e hyrjes së parë, do të hyjnë në territorin e saj vetëm me dokument valid pa posedimin e vizave, ftesave, gjegjësisht dokumenteve të tjera, të parapara me Marrëveshjen bilaterale në fuqi për udhëtime të ndërsjella të qytetarëve. Janë të nevojshëm sigurimi për udhëtim dhe dëshmi se qytetari posedon mjete të mjaftueshme për qëndrimin në Ukrainë.
Vendimi nuk do të zbatohet për qytetarët të cilët hyjnë në Ukrainë me qëllim të punësimit ose gjërave të tjera me qëndrim të planifikuar më shumë se 90 ditë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *