Home / Lajme / Maqedoni / Pastrohet tërësisht deponia e egër

Pastrohet tërësisht deponia e egër

Sipas tij, grumbullimi i mbeturinave në këtë vend është bërë jo vetëm për fajin e komunës, megjithatë ai ka shfaqur kënaqësinë për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi, me të cilin qytetarët e Tetovës janë ballafaquar mbi 15 vite.

Pas një pune intensive, ashtu siç ishte paralajmëruar, tërësisht janë pastruar mbeturinat nga pika e ngarkim-shkarkimit pranë staciont hekurudhorë. Puna intensive ka rezultuar me pastrimin e terrenit dhe me mbushjen me truall të vendit ku më parë ishin grumbulluar mbeturinat. Komuna e Tetovës tashmë ka caktuar një lokacion të ri të mbyllur të ngarkim- shkarkimit të mbeturinave, që i plotëson të gjitha parametrat bashkëkohore.
Kryetari Bexheti ka theksuar se ky vend gjithnjë do të jetë i pastër dhe do të pamundësohet hedhja e mbeturinave në të. “Disa herë është diskutuar kjo deponi, ne si komunë disa herë kemi ndërhyrë për pastrim të tërësishëm, ndërsa prej tash e tutje kjo deponi e egër do mbyllet tërësisht. I qëndrojmë pas deklarimeve se ky lokacion do të bëhet park, dhe siç e shihni këtu po punohet në atë drejtim”, tha kryetari Bexheti.

Sipas tij, grumbullimi i mbeturinave në këtë vend është bërë jo vetëm për fajin e komunës, megjithatë ai ka shfaqur kënaqësinë për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi, me të cilin qytetarët e Tetovës janë ballafaquar mbi 15 vite.

“Por sa i përket qytetit, duke menduar gjithnjë për të mirën e qytetarëve, ne do ta mbajmë gjithmonë këtë vend të pastër duke pamundësuar hedhjen e mbeturinave në të ardhmen”, tha kryetari Bexheti.
Ndryshe, në kuadër të punëve për një qytet më të pastër janë vendosur tashmë edhe kontajnerët e rinj në çdo pjesë të qytetit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *