Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Ahmeti të ik nga skena politike

PDSH:Ahmeti të ik nga skena politike

22 gusht- “Ne qw nga viti 2008 e mbwshtesim ligjin e përgatitur nga vet branitellat dhe “Dinjiteti”, që u nënshkrua nga 30 mijë qytetarë, sikurse edhe gjatë secilit vit në debatet për buxheti me amendamente kërkojnë të sigurohen mjete për të drejtat e tyre”, ka deklaruar koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Igor Ivanovski

Nëse VMRO-DPMNE miraton kokë më vete Ligjin për “branitellat”, do të merr fund koalicioni qeveritar. Ky është vendimi i prerë i partisë shqiptare në Qeveri – Bashkimit Demokratik për Integrim, e cila nismën e VMRO-së e ka cilësuar si shkelje të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Ky reagim vjen vetëm disa ditë pasi partia e kryeministrit Nikolla Gruevski, paralajmëroi Ligj të ri me çka parashihet rritja e përfitimeve dhe avancim i statusit të pjesëtarëve në konfliktin e vitit 2001, si dhe familjarët e të rënëve dhe dëmtuarve në këtë konflikt.

LSDM nuk ndryshon qëndrimin e saj dhe do të votojë pro secilit Ligj që do ta përmirësojë statusin e branitelllave. “Ne qw nga viti 2008 e mbwshtesim ligjin e përgatitur nga vet branitellat dhe “Dinjiteti”, që u nënshkrua nga 30 mijë qytetarë, sikurse edhe gjatë secilit vit në debatet për buxheti me amendamente kërkojnë të sigurohen mjete për të drejtat e tyre”, ka deklaruar koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Igor Ivanovski.

Fjalët e Fatmir Besimit janë fjalët e Ali Ahmetit. Fatmir Besimi flet me gojën e Ali Ahmetit. Kërkojmë që urgjentisht Ali Ahmeti të tërhiqet nga skena politike. Kështu ka deklaruar sot para gazetarëve sekretari i Partisë Demokratike Shqiptare, Imeri Aliu duke komentuar deklaratat e ministrit të Mbrojtjes Fatmir Besimi rreth vendosjes e kurorave të luleve në Slupçan. “Përderisa ky person, Ali Ahmeti gjendet në skenën politike, shqiptarët do të rrihen, maltretohen, nënçmohen dhe vriten dhe gjithmonë në fund do të duhet të kërkojnë falje”, është shprehur Aliu.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *