Home / Sport / Pep Guardiola kërkon shtëpi pranë Milanos

Pep Guardiola kërkon shtëpi pranë Milanos

Pep Guardiola po kërkon shtëpi në liqenin e Komos, pranë Milanos. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga Italia, duke i hapur rrugë spekulimeve të shumta rreth ish-trajnerit të Barcelonës.

Trajneri është ëndrra e fshehtë e dy presidentëve të Milanit e Interit, Berluskoni e Morati, të cilët tani do ta kenë më afër atë, të paktën përsa i përket banimit. Çuditërisht, vendndodhja e liqenit të Komos, ka një distancë të njëjtë si nga Milanelo ku stërvitet Milan, ashtu edhe nga Pinetina ku stërvitet Inter, duke mos dhënë asnjë sinjal mbi atë që mund të jetë ekipi i tij i ardhshëm.

Sipas asaj që ka publikuar “Corriere Della Sera”, gjithçka është konfirmuar nga një përfaqësues i agjencisë për pasuritë e patundshme, që ka preferuar të mbetet anonim.

“Nuk dimë planet e tij futbollistike por është e sigurt që po kërkon një shtëpi banimi me 5 dhoma gjumi e pishinë, edhe nëse nuk është me pamje nga liqeni. Janë shtëpi të cilat vlerësohen rreth 4 milionë euro në këtë zonë turistike”, ka treguar ai për gazetën italiane.

Guardiola ka kaluar pushimet e tij në Itali gjatë muajit të fundit, ndërsa ka preferuar që të qëndrojë larg mediave, duke vazhdar planin e tij për të qenë sa më i qetë në këtë periudhë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *