Home / Lajme / Maqedoni / Përmendoret e Nexhat Agollit dhe të Josif Bagerit do të punohen në Itali

Përmendoret e Nexhat Agollit dhe të Josif Bagerit do të punohen në Itali

8 gusht-Për shërbimet për punimin dhe shkëlqimin e këtyre dy përmendoreve, italianët do të përfitojnë rreth 300 mijë euro, të cilat do të financohen nga Komuna Qendër duke përfshirë edhe tre përmendore të tjera të personaliteteve historike maqedonase.

Përmendoret e dy personaliteteve historike shqiptare Nexhat Agolli, ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë nga viti 1945 dhe Josif Bageri, publicist do të punohen në studion profesionale “Guastini” në Itali.

Si pjesë e projektit “Shkupi 2014”, dy përmendoret do të jenë gati për t’u vendosur në pjesën qendrore të Shkupit, deri nga fundi i vitit.

Për shërbimet për punimin dhe shkëlqimin e këtyre dy përmendoreve, italianët do të përfitojnë rreth 300 mijë euro, të cilat do të financohen nga Komuna Qendër duke përfshirë edhe tre përmendore të tjera të personaliteteve historike maqedonase.

Përmendorja e Nexhat Agollit, personaliteti dhe ministri i parë shqiptarë pas luftës së dytë botërore, që ishte helmuar nga OZNA, do të vendoset në sheshin qendror në afërsi të përmendores së Goce Dellçevit, ndërsa përmendorja e Josif Bagerit do të vendoset pranë Teatrit të Vjetër të Shkupit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *