Home / Lajme / Maqedoni / Përshëndetet gatishmërinë e PDSH-së për bashkëpunim me BDI

Përshëndetet gatishmërinë e PDSH-së për bashkëpunim me BDI

24 gusht-ZGJOHU! mirëpret faktin që u pranua apeli i saj për unifikim të partive politike në rezistencën ndaj kësaj përpjekjeje të padrejtë dhe tendencioze për të nëpërkëmbur krenarinë shqiptare. Shpresojmë që edhe faktorët tjerë të shoqërisë, përfshirë edhe komunitetin maqedonas do ti bashkangjiten frymës së Maqedonisë së re, të pas vitit 2001, duke pranuar realitetin e ri që do të na shpiej përpara.

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! përshëndet gatishmërinë e Partisë Demokratike Shqiptare që të rreshtohet bashkë me Bashkimin Demokratik për Integrim në mbrojtje të dinjtetit shqiptar dhe të ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe familjeve të tyre bashkë me viktimat e pafajshme të luftës së vitit 2001.

Kryeministri Gruevski, në vend se të tregohet lider njëherë në jetën e tij politike dhe të rreshtohet i pari në Sllupçan para të rënëve në vitin 2001 për ti shpreh nderimet e tija duke i prirë pajtimit, mirëbesimit dhe tolerancës, thotë që nuk do të lejojë ofendime të dinjitetit të maqedonasve. Po dinjitetin e shqiptarëve? Sa herë e përpoq të shkel atë në 6 vitet e qeverisjës së tij pa u penduar fare gjer më sot? Të qenurit Kryeministër vetëm i maqedonasve dhe për të mbrojtur vetëm interesat e tyre është e papranueshme dhe nuk guxon të vazhdojë ose edhe të përsëritet.

Asnjë ligj, vendim ose proekt shtetëror nuk duhet të kalojë pa konsenzus midis dy komuniteteve shumicë në vend. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndërtuar një shoqëri multietnike ku të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe lojal ndaj shtetit. Asgjë më shumë se kjo nuk e ruan sovranitetin dhe karakterin unitar të shtetit, por mohimi i nevojës për konsenzus bën pikërisht të kundërtën dhe kjo po ndodh me propozim Ligjin për “Branitellat”.

ZGJOHU! mirëpret faktin që u pranua apeli i saj për unifikim të partive politike në rezistencën ndaj kësaj përpjekjeje të padrejtë dhe tendencioze për të nëpërkëmbur krenarinë shqiptare. Shpresojmë që edhe faktorët tjerë të shoqërisë, përfshirë edhe komunitetin maqedonas do ti bashkangjiten frymës së Maqedonisë së re, të pas vitit 2001, duke pranuar realitetin e ri që do të na shpiej përpara.

Të gjithë shqiptarët, por edhe maqedonasit që ia duan të mirën këtij vendi, janë njëzëri kundër kthimit të mbivotimit të shqiptarëve dhe margjinalizimit të tyre dhe ne jemi të bindur që ata që e dëshirojnë këtë gjë, do të shkojnë të turpëruar në histori.

Gjithashtu lexo

“Ftohje” e raporteve Serbi – Maqedoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se tërheqja e gjithë personelit të Ambasadës serbe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *