Home / Lajme / Maqedoni / Përurohet unaza në afërsi të fabirikës “Teteks”

Përurohet unaza në afërsi të fabirikës “Teteks”

18 gusht-
“Sot, po përurojmë asfaltimin e rrethit në kryqëzimin e rrugës në afërsi të të fabrikës ‘Teteks’, që kap një diametër prej 20 metër. Sipërfaqa që po asfaltohet është 2 mijë metër katror. Gjithashtu kemi rregulluar 400 metër katror trotuare”, tha kryetari i komunës së Tetovës, Prof.Dr. Sadi Bexheti.

Është përuar të premte, fillimi i asfaltimit, gjegjësisht finalizimi i ndërtimit të unazës në kryqëzimin e rrugës në afërsi të fabrikës “Teteks”.

“Sot, po përurojmë asfaltimin e rrethit në kryqëzimin e rrugës në afërsi të të fabrikës ‘Teteks’, që kap një diametër prej 20 metër. Sipërfaqa që po asfaltohet është 2 mijë metër katror. Gjithashtu kemi rregulluar 400 metër katror trotuare”, tha kryetari i komunës së Tetovës, Prof.Dr. Sadi Bexheti.
Sipas tij, me shtrimin me asfalt po finalizohet ndërtimi i tërësishëm i këtij rrethi që kap vlerën prej 5 milionë denarë.

“Paraprakisht është kompletuar ndërtimi dhe asfaltimi i rrethit në afërsi të ‘Ramstorit’. Gjithashtu në ndërtim e sipër janë edhe rrethet në afërsi të kompleksit “Vero” dhe në afërsi të “Kazermës Ushtareke”, tha kryetari Bexheti.

Rrethet po ndërtohen sipas të gjitha standardeve dhe realizohen në kuadër të investimeve të komunës së Tetovës në infrastrukturë. Realisht, ndërtimi i këtyre rretheve në pjesët kyçe të qytetit do të ndihmojë në rregullimin dhe lëhtësimin e komunikacionit rrugor.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *