Home / Lajme / Maqedoni / Pesë zjarre aktive në Maqedoni

Pesë zjarre aktive në Maqedoni

8 gusht-Qendra për menaxhim me kriza informoi se zjarri në vendin Bilak në fshatin Tanushë ende është aktiv, por me intensitet të zvogëluar. Është kapluar barë i ulët, ndërsa mëngjesin e sotëm është dërguar ekip nga ekonomia pyjore për shuarjen e zjarrit.

Në territorin e Maqedonisë janë aktiv pesë zjarre, ndërsa janë lokalizuar zjarret mbi fshatin Okisi të Ohrit dhe në fshatin Sveta Petkë të Shkupit.

Qendra për menaxhim me kriza informoi se zjarri në vendin Bilak në fshatin Tanushë ende është aktiv, por me intensitet të zvogëluar. Është kapluar barë i ulët, ndërsa mëngjesin e sotëm është dërguar ekip nga ekonomia pyjore për shuarjen e zjarrit.

Është aktiv edhe zjarri në fshatin Radushë dhe për shuarjen e rij mëngjesin e sotëm është dërguar ekip prej tre zjarrëfikësh dhe një automjet zjarrëfikësh.

Ende po digjet edhe afër fshatit Gurgurnicë. Është djegur barë i thatë në vendin Lokvë, por ekziston rreziku të përfshihet edhe pylli me pisha.

Aktiv është zjarri në lindje të fshatit Kazandoll, i cili dje u përhap në më shumë drejtime, ndërsa u rrezikua edhe fshati Furka, por rreziku është tejkaluar falë intervenimit të ekipeve zjarrëfikëse nga Vallandova, Gjevgjelia, Dojrani, Bogdanci, ekonomia pyjore “Sallanxhak” dhe intervenimi nga ajri, si dhe i 100 personave nga fshati. Me zjarrin është kapluar sipërfaqe prej 300 hektarësh pyll i përzier (dushk, shkozë, dëllinjë, përnar), ndërsa gjatë natës në terren kanë qëndruar 15 të punësuar nga Ekonomia pyjore “Sallanxhak”.

Mbrëmë shpërtheu zjarr edhe midis Gjevgjelisë dhe Përdejcit, i cili ende është aktiv. Po digjet barë i thatë dhe pyll në afërsi të linjës hekurudhore në gjatësi prej 10-15 km. Në këtë zjarr kanë intervenuar ekipe zjarrëfikëse nga Gjevgjelia, ndërsa gjatë intervenimit, komunikacioni hekurudhor në këtë rajon është ndërprerë.

Zjarret mbi fshatin Oktisi dhe në fshatin Sveta Petkë janë lokalizuar. Afër fshatit Oktisi është kapluar sipërfaqe prej 10 hektarë barë i thatë në terren joqasës shkëmbor, ndërsa me zjarrin afër fshatit Sveta Petkë është djegur barë i thatë dhe kaçubë në sipërfaqe prej rreth 40.000 m2

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *