Home / Lajme / Maqedoni / Policia ka zbuluar 839 bimë marihuanë në atarin e fshatit Llukovicë

Policia ka zbuluar 839 bimë marihuanë në atarin e fshatit Llukovicë

13 gusht-Policia e Tetovës për rastin e do të parashtrojë kallëzim penal kundër dy personave “Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë”, shtetas të Maqedonisë, i cili është arrestuar nga policia dhe një shtetas shqiptar, i cili ka ikur nga lokacioni kur e ka vërejtur policinë.

Policia ka zbuluar dhe ka sekuestruar 839 bimë “kanabis sativa” në atarin e fshatit Llukovicë në komunën Zhelinë. Marihuana është zbuluar në një terren jo të qasshëm deri ku arrihet vetëm në këmbë ose me barka përmes Kozjakut.

Policia e Tetovës për rastin e do të parashtrojë kallëzim penal kundër dy personave “Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë”, shtetas të Maqedonisë, i cili është arrestuar nga policia dhe një shtetas shqiptar, i cili ka ikur nga lokacioni kur e ka vërejtur policinë.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski deklaroi sot se pas një informacioni të marrë paraprakisht dhe zbatim i masave të veçanta hulumtuese, operacioni “Kozjak” është realizuar dje.

Në vendngjarje është kapur personi R.L. (1959) nga Shkupi, i cili menjëherë është privuar nga liria. Përveç tij në vendin e ngjarjes është vërejtur edhe një person N.N. (sipas informacioneve është nga Republika e Shqipërisë), i cili ka arritur të ikë mirëpo policia është në kërkim të tij.

MPB-ja ka ndërmarrë masa dhe aktivitete shtesë për shkak të pastrimit të plotë të rastit, është vërtetuar edhe sanksionim penal juridik ndaj dy personave të tjerë të involvuar në rast.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *