Home / Lajme / Maqedoni / Prej nesër valë e re e nxehtë, qytetarët t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit

Prej nesër valë e re e nxehtë, qytetarët t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit

22 gusht-Ata paralajmërojnë që qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura (para se gjithash të klimatizuara), ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në hapësirë të hapur në këtë periudhë, të gjendet mundësi për pushime më të shpeshta nën hije.

Për shkak të paralajmërimit për valë të re të nxehti prej rreth 40 gradë celsius, Komsioni pranë Ministrisë së Shëndetësisë i përsëriti rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe informoi se të gjitha institucionet shëndetësore janë në gatishmëri dhe të përgatitur me një numër të mjaftueshëm kapacitetesh (humane , hapësirore) dhe terpai me medikamente për zbatimin eventual me rritjen e numrit të personae me efektet e dëmshme për shëndetin nga temperaturat e larta.

“Sipas informacioneve të DPHM prej sot nën ndikim të masës shumë të nxehtë nga jugu, deri në fund të javës do të vazhdojë një mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Veçanërisht nxehtë do të jetë në gjysmën e dytë të javës ku temperaturat e ditës në disa vende do të arrijnë rreth 40 gradë celsius. Vlera UV do të jetë 8. Gjatë ditës së sotme pritet që tre rajone nga vendi (veriperëndimor, verior dhe juglindor) të përfshihen me temperatura që e përcaktojnë fazën e verdhë, respektivisht fazën alerte, ku ekziston rrezik potencial për shëndetin e njerëzve nga moti shumë i nxehtë, thuhet në njoftimin e Komsionit.

Në të shtohet se mbeten të vlejnë të njëjtat rekomandime për mbrojtjen e shëndetit të banorëve.

Ata paralajmërojnë që qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura (para se gjithash të klimatizuara), ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në hapësirë të hapur në këtë periudhë, të gjendet mundësi për pushime më të shpeshta nën hije.

Rekomandohet të mbahet veshje me ngjyra të çelura dhe e lehtë, ndërsa gjatë ekspozimit të drejtpërdrejt në diell mbani syze mbrojtëse dhe kapele, të konsumohet sasi më e vogël e ushqimit, kryesisht fruta dhe perime, ndërsa më pak ushqim me yndyrë.Krahas kësaj duhet të konsumohen më shumë sasi të lëngjeve, më i rekomandueshëm është uji i pijshëm, ndërsa të evitohen pijet alkoolike, gjatë hyrjes në automobil, nevojitet që ai një kohë të caktuar të ajroset, ndërsa të sëmurit kronikë rregullisht ta marrin terapinë e rregullt, në konsultim me mjekët amë.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë së rritur për paraqitjes të helmimeve me ushqim dhe sëmundje infektuese të zorrëve, rekomandimet janë larje e obligueshme e prodhimeve bujqësoro-kopshtare (fruta dhe perime të freskëta) para përdorimit të tyre, përgatitje termike e ushqimit dhe konsumimit të tij në afat shumë të shkurtër pas përgatitjes si dhe të evitohen prodhime të cilat në mënyrë termike nuk janë përpunuar si majonezi nga vezët shtëpiake, ndërsa me kujdes të konsumohen akulloret dhe kremërat e ndryshme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *