Home / Lajme / Maqedoni / Presidenti Ivanov në Iftar te kryeministri turk Erdogan

Presidenti Ivanov në Iftar te kryeministri turk Erdogan

12 gusht-Kryeministri Erdogan ka shprehur kënaqësi që këtë festë të madhe e shënon së bashku me presidentin e Maqedonisë. Për kryeministrin turk kjo është edhe një dëshmi për respektin e presidentit Ivanov ndaj Ramazanit dhe besimtarëve myslimanë, gjë që njëkohësisht shkon në favor të marrëdhënieve tradicionale miqësore mes dy vendeve.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov gjatë qëndrimit në Republikën e Turqisë, ku gjendet për pushime me familjen e tij, realizoi takim me kryeministrin Rexhep Taip Erdogan.

Me ftesë të kryeministrit Erdogan, presidenti Ivanov dhe bashkëshrtja e tij mbrëmë morën pjesë në Iftarin, të organizuar në Stamboll, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan.

Presidenti Ivanov, në fjalimin e tij ua uroi festën e Ramazanit të pranishmive në darkën e Iftarit, duke shtuar se në këto çëaste të festimit, dëshiron që te të gjithë besimtarët të mbisundojë ndjenja e paqes, dashurisë, tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Të mbisundojnë vlerat të cilat i afrojnë, e jo i ndajnë njerëzit dhe popujt.

“Vijë nga një vend i cili me përkushtim e kultivon traditën shekullore të bashkëjetesës multietnike dhe multireligjioze. Bashkëjetesë e cila paraqet përfitim të madh, me të cilin krenohemi. Përfitim i cili tregon se vendi i shtetit tonë është në kuadër të familjes evropiane të kombeve dhe shteteve. Kontributi i jonë i jashtëzakonshëm si vend ku religjionet, traditat dhe grupet e ndryshme etnike bashkëpunojnë në ndërtimin e shtëpisë së përbashkët, është dëshmi se është e mundur ardhmëri më e mirë për rajonin, Evropën dhe botën”, tha presidenti Ivanov në darkën, kumtoi sot Kabineti i tij.

Kryeministri Erdogan ka shprehur kënaqësi që këtë festë të madhe e shënon së bashku me presidentin e Maqedonisë. Për kryeministrin turk kjo është edhe një dëshmi për respektin e presidentit Ivanov ndaj Ramazanit dhe besimtarëve myslimanë, gjë që njëkohësisht shkon në favor të marrëdhënieve tradicionale miqësore mes dy vendeve.

Në darkën kanë qenë të pranishëm personalitete të cekur nga sfera e politikës, biznesit, bashkësitë fetare dhe jetës publike të Turqisë.

Presidenti Ivanov dje ka pasur edhe bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Turqisë Abdulla Gjul, të cilit ia uroi festën e Ramazanit. Duke biseduar për situatat aktuale në rajon, sërish janë potencuar marrëdhëniet e përgjithshme bilatarele mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *