Home / Sport / Prezantohet Martinez: Te Bajern për të fituar trofe!

Prezantohet Martinez: Te Bajern për të fituar trofe!

Havi Martinez, më në fund është prezantuar si një lojtar i Bajern Mynih, pasi bëhet lojtari më i shtrenjtë që transferohet në Bundesligën gjermane. Bavarezët paguan 40 milion euro për futbollistin, ndërsa ky i fundit ka pranuar që të përfitojë më pak para sesa te Atletik Bilbao, vetëm që të transferohej në Gjermani.

“Kam një dëshirë shumë të madhe të luaj në këtë stadium. Dëshiroja shumë të bëhesha pjesë e Bajern dhe këtu do të mundohem të jap maksimumin tim”, ishin fjalët e para të futbollistit si një lojtar i bavarezëve.
“Kjo skuadër ka një potencial të jashtëzakonshëm. Dua që të përshtatem sa më mirë me këtë skuadër të re, pasi kemi një të ardhme të ndritshme përpara. Si fillim jam pak i trembur, pasi jam në një vend të ri me një gjuhë e kulturë të re. Por pres me padurim që të filloj punën për të zbritur në fushë dhe për të ndihmuar skuadrën. Jam këtu për të fituar tituj”, ishin fjalët e Martinez në prezantimin para mediave.
I entuziazmuar ka qenë edhe trajneri Jup Heinkes, i cili ka më në fund lojtarin me tipare mbrojtëse që kërkonte prej kohësh.
“Ai ka aftësi të jashtëzakonshme në lojën në ajër dhe mund të lexojë lojën. Është pikërisht lojtari që kërkonim. Por mos pritni që të zbresë menjëherë në fushë. Ai duhet të pushojë dhe të integrohet me ekipin. Ky është një proces i rëndësishëm pasi edhe pritshmëria ndaj tij është e lartë. Nuk ka rëndësi nëse luan apo jo në këtë fundjavë, ka rëndësi që ai të mësojë sa më shumë nga ne”, tha Heinkes.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *